Dalin detaje të reja për magazinën me 12 tonë kanabis në Përmet

Një magazinë e mbushur plot me
drogë është zbuluar mesditën e
kësaj të shtune në Përmet .
Policia e Shtetit në bashkëpunim
me Sh .Ç .B .A , zhvilluan prej disa
orësh një operacion të madh anti
drogë ne kete zone dhe pas
përfundimit të peshimit të
kanabisit të sekuestruar, rezultoi
se ishte rreth 12 ton .
Magazina e braktisur u zbulua
sot në fshatin Pagri në një grykë
mali dhe sipas njoftimit te
policise, aty ishin 11 ton e 850 kg
kanabis.
Tani ka dyshime për policë të
implikuar ne trafikun e lendes
narkotike. Burime te policise
thane se para 2 muajsh magazina
u kontrollua nga polici i zonës.
Policia ka shoqëruar disa persona
që kanë pasur dijeni per kete
magazine, teksa deri me tani nuk
kemi emra dhe te
arrestuar. Mesohet se janë
shpallur në kërkim 5 persona.
Kanabisi mesohet se ishte në
proces tharje dhe gati për t ’u
trafikuar . Në magazinën u gjetën
409 thasë të mbushur me
kanabis. Droga mund të jetë
zhvendosur nga Skrapari , Korça.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: