Ndryshojnë procedurat për nënshtetësinë greke, ja si duhet të veproni

Greqia së shpejti do të bëjë
ndryshime për marrjen e
nënshtetësisë greke dhe këto
ndryshime kanë filluar të ndodhin.
Amendamenti përkatës është
shqyrtuar këtë javë në komisionin
përkatës parlamentar, ku pati edhe
një përplasje midis anëtarëve nga
SYRIZA dhe partisë ANEL të Panos
Kammenos.
Një nga pikat e amendamentit lidhet
me kalimin e kompetencave për
dhënien e nënshtetësisë, nga
ministria e Politikës së Emigracionit,
në ministrinë e brendshme.
Ky shërbim si dhe tri komisionet e
natyralizimit (politografisi), do të
kalojë në vartësi të sekretariatit të
përgjithshëm të zgjedhjeve.
Në kuadër të transferimit të
kompetencave, ministria e
brendshme do të fillojë
thjeshtëzimin e procedurës për
marrjen e nënshtetësisë greke.
Kështu bën të ditur radio Athina
9,84, që shton se të drejtën për të
përfituar nënshtetësinë do ta kenë
edhe emigrantët që jetojnë u
punojnë ligjërisht në Greqi për një
periudhë prej të paktën 7
vjetësh,shkruan Panorama.
Radio Athina vë në dukje se ligji që
kishte hartuar presidenti aktual i
republikës greke, Prokopis Pavlopulos
dhe e evoluoi më tej Janis Ragusis
në 2010, për këtë kategori
parashikohej një qëndrim e punësim
dhjetëvjeçar. Më tej, ligji parashikon
që fëmijtë e emigrantëve, nëse
lindin në Greqi, marrin
automatikisht nënshtetësinë greke.
Në të kundërt, e marrin
nënshtetësinë pasi të kenë kryer
gjashtë vjet të sistemit arsimor grek,
vë në dukje Radio Athina.
Provimi i gjuhës greke
Sipas burimeve të cituara nga radio,
ndryshimet e para në procesin e
nënshtetësisë lidhen me provimet e
gjuhës greke (glosomathia), që
emigrantët japin para komisioneve të
Natyralizimit. Qëllimi i ministrisë
është që këto provime të bëhen më
të thjeshta, pasi deri tani, shumë
prej emigrantëve janë ankuar për
lëndën që duhet të kenë lexuar me
qëllim që të kalojnë provimin. Më
tej, ministria synon që provimet të
bëhen më shpesh, kështu që
kandidatët mos të presin me muaj e
vite që të caktohen datat e
provimeve.
Sipas rregullave të tanishme,
kandidatët për marrjen e
nënshtetësisë greke duhet të kenë
njohuri mbi historinë dhe
gjeografinë e Greqisë, ndërsa lënda
që jepet provim ofrohet falas përmes
faqes së internetit të ministrisë së
brendshme (ëëë.ypes.gr).
Athina 9,84 shton më tej se objektivi
i ministrisë së brendshme është që
brenda këtij viti të ketë finalizuar
dhe votuar gjithë ndryshimet në
legjislacionin për marrjen e
nënshtetësisë greke.
Në të njëjtën kohë, do të shqyrtohen
edhe ndryshime në procedurën e
lejeve të qëndrimit.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: