Dëmtimi i horror i Vidal, pamjet treguan se theu këmbën por…ja e vërteta


Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës Aleix
Vidal ka thyer këmbën në sfidën
kundër Alaves. Pas një periudhe të
zbehtë tek ekipi blaugran, Vidal
kishte fituar besimin e trajnerit Luis
Enrique, i cili e ka aktivizuar titullar
mbrojtësin në 5 ndeshjet e fundit.
Por me sa duket fati nuk ishte me të,
sepse në kohë më të mirë që po
kalonte, Vidal theu këmbën pas një
përplasje me kundërshtarin.
Mbrojtësi i Barcelonës, Aleix Vidal,
pritet të jetë gjatë jashtë fushave.
Megjithatë sipas mediave spanjolle,
kontrollet e para të mjekëve
katalanas kanë saktësuar se ai nuk ka
pësuar frakturë, por ka një dëmtim
të ligamenteve në këmbën e tij.
Kjo do të ulte afatin e riaftësimit të
futbollistit i cili gjithsesi do të
qëndrojë për një kohë të gjatë
jashtë fushës së lojës, pasi edhe
ligamentet kërkojnë një kohë të
gjatë riaftësimi. Ndeshjen kundër
Alaves Barcelona e fitoi 6:0, duke
marrë kështu momentalisht
kryesimin e La Ligas.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: