30 mijë dollar 1 kg, kjo është bima që do mbjellin shqiptarët në vend të kanabisit.

Mes debateve lidhur me kanabisin,
LSI vjen me një propozim të ri, i cili
sipas saj do të çojë në largimin e
njerëzve nga mbjellja e kanabisit
dhe kultivimin e një kulture tjetër.
“Ne jemi duke punuar për një
strategji shumë interesante e cila
shumë shpejt do të prezantohet për
të bërë të kundërtën e asaj që po
ndodh sot në Shqipëri, pra për të
bërë të kundërtën e zhvillimit të
kanabisit, për të rritur një kulturë
tjetër e cila është shumë më e
shtrenjtë, shumë më e kultivueshme,
e cila është shafrani, e cila në
Dumre është një zonë
eksperimentale dhe të ardhurat janë
të mëdha”, tha Monika Kryemadhi,
deputete e LSIsë.
Këto deklarata, deputetja Monika
Kryemadhi i bëri nga Elbasani, ku
bashkë me Ministrin e Bujqësisë
Edmond Panariti dhe deputetin e PS-
së Taulant Balla, bënë kompensimin
për fermerët e prekur nga dermatoza
nodulare.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: