Arrestimi i Genc Gjokutajt, flet Policia: Çfarë ndodhi mes avokatit dhe efektivëve

Policia e Tiranës ka reaguar pas
arrestimit të avokatit të njohur Genc
Gjokutaj.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet
se avokati nuk i ka ndaluar sinjalit të
bluve, ka refuzuar testin e alkolit
dhe ka ofenduar punonjesit.
Policia i është vënë në ndjekje dhe
Gjokutaj është arrestuar pranë
stadiumit “Qemal Stafa”, teksa
drejtonte një mjet tip “Benz-
Mercedes”.
Deklarata e policisë:
Më datë 17.12.2016, u arrestua
shtetasi:
– Genc Gj., 49 vjeç, banues në
Tiranë.
Ky shtetas rreth orës 20:20, tek
Sheshi “Nënë Tereza”, duke drejtuar
automjetin tip “Mercedes Benz”, nuk
i është bindur sinjalit të Punonjësit
të Policisë Rrugore, për të ndaluar.
Shërbimet e policisë i janë vënë në
ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i
kanë kërkuar dokumentat e mjetit.
Genc Gj. nuk ka pranuar ti japë
dokumentat punonjësit të policisë
por ka filluar ti ofendojë ata.
Ndodhur në këto kushte punonjësit
e policisë e kanë shoqëruar
sëbashku me mjetin në ambjentet e
policisë për kryerjen e veprimeve të
nevojshme proceduriale.
Ky shtetas dyshohet se drejtonte
mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i
është marrë kampion gjaku pasi ka
refuzuar të kryej testin e alkoolit me
aparatin drager.
Materialet proceduriale do ti kalojnë
Prokurorisë pranë Gjykatës së
shkallës së parë Tiranë, për veprat
penale “Mosbindja ndaj urdhrit të
punonjësit të policisë së rendit
publik” dhe “Drejtimi i automjeteve
në gjendje të dehur apo pa dëshmi”,
parashikuar nga Nenet 242 dhe 291
të Kodit Penal.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: