Vajza “babysiter” alarmon Durrësin: Më kanë përdhunuar. Policia: Ja e vërteta

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës,
në lidhje më një lajm të publikuar
në media ku pretendohet se një
shtetase është përdhunuar sqaron
se:
Më datë 22.08.2016, rreth orës 22:00
është paraqitur nga familjarët e saj
në Urgjencën e Spitalit Rajonal
Durrës, në gjendje të rënduar
shëndetësore dhe e papërqëndruar
(në dukje me probleme të shëndetit
mendor) shtetasia Desara Qoniku.
Me të marrë njoftim , Policia e
Durrësit paralel me dhënien e
ndihmës shëndetësore ka nisur
menjëherë veprimet hetimore dhe
proçeduriale për rastin në fjalë.
Konkretisht u është marrë deklarim
mamasë së shtetases Desarës
shtetases N.Q.dhe shoqeve të saj,
shtetaseve P.V.dhe A.Xh., të cilat
pohojnë se kishin dijeni për
punësimin e shoqes së tyre në
banesën e shtetasit I.P. si
“Babysiter” dhe gjendjen jo të mirë
shëndetësore të saj nga data
20-23.08.2016.
Gjithashtu i’u mor deklarim shtetasit
I.P. dhe ish-bashkjetueses së këtij të
fundit. Policia e Durrësit ka vijuar
më tej hetimet në kryerjen e
ekzaminimeve të mëtejshme
shëndetësore mbi mundësinë e
ushtrimit të dhunës fizike apo
seksuale ndaj shtetases Desara
Qoniku.
Theksojmë se shtetësia Desara ka
qenë e shoqëruar nga familjarët dhe
punonjëse policie të seksit femër
gjatë gjithë proçesit të kryerjes së
veprimeve hetimore.
Në përfundim të hetimeve në dijeni
dhe asistencë me Prokurorin e
gatshëm, me aktin e dëshmisë
Nr.740, datë 24.08.2016 , eksperti
mjeko – ligjor konfirmon se ndaj
shtetases Desara Qoniku nuk është
ushtruar dhunë fizike apo seksuale,
por ajo paraqet çregullime të
shëndetit mendor.
Mjekët kanë vendosur që shtetësia
Desara Qoniku duhet të dërgohet
për tu kuruar në Spitalin Psikiatrik
Elbasan. Materialet i kaluan
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Durrës për veprime të mëtejshme.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: