Identifikohet emigranti që vrau veten në Rinas, para hedhjes nga lartësia foli përcart

Policia identifikon viktimen e
vetevrasjes ne aeroportin e Rinasit.
Sipas burimeve zyrtare mesohet se
sot më datë 01.09.2016, forcat e
policisë të Kom.Pol.Rinas janë
njoftuar se një person i
paidentifikuar ka hypur mbi tarracën
e zyrave të kompanive ajrore, dhe
prej aty është hedhur duke pësuar
dëmtime të rënda dhe si pasojë më
pas ka vdekur në spitalin ushtarak.
Nga veprimet e para hetimore ka
rezultuiar se personi quhet Juglend
Kapllanaj, 23 vjeç, lindur dhe banues
Tirane. Ky shtetas ka ardhur në
15.30 me linjën ajrore Adria Airways
nga Mynihu.
Pasi ka kaluar kontrolloin kufitar në
hyrje të Republikës së Shqipërisë, ai
është drejtuar tek informacioni i
administratës së TIA-s, ku nga
deklarimet e para rezulton se ai
është shprehur se është Spiderman
(protagonist i filmave fantashkencë).
Pas kësaj ky shtetas është konstatuar
mbi taracën e zyrave të kompanive
ajrore, prej nga ku më pas është
hedhur nga një lartësi prej 7-8 m.
Forcat e policisë janë afruar
menjëhjerë me marrjen e njoftimit
për këtë shtetass por ai nuk ka
komunikuar me asnjë por menjëherë
është hedhur.
Para ketij akti viktima mesohet se ka
folur percart pasi deshmitaret nuk
kane arritur te kuptojne asgje nga
ato cfare thoshte.
Nga ana e policise është bërë
transportimi i menjëhershëm i trupit
të personit të dëmtuar për ti dhënë
ndihmën e parë, por megjithatë ky
shtetas nuk ka arritur ti mbijetoj
plagëve të marra, ku ka ndërruar jetë
në spitalin ushtarak.
Policia thekson se po vazhdon puna
hetimore për zbardhjen e rrethanave
të plota të ngjarjes.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: