Rama sfidon me vettingun: Do kalojë me ose pa opozitën

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi shërbimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të rrjeteve sociale për t’iu përgjigjur pyetjeve të marra prej qytetarëve.
Interesimi më i madh ka qenë për reformën në drejtësi. Rama shprehu bindjen se reforma do të kalojë me apo pa Partinë Demokratike.

“Shpresoj që Partia Demokratike do të reflektojë dhe do të përpiqet që ta fshehë se nuk e do reformën. Me ose pa PD, reforma nuk ndalet”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se vettingu dhe gjashtë ligjet e tjera që kompletojnë reformën në drejtësi do të kalojnë me votat e maxhorancës nëse nuk kanë miratimin e Partisë Demokratike.
Reforma do të kërkojë vite, por Kryeministri tha se efekti i parë i saj do të jetë lehtësimi i barrës së madhe të padrejtësisë për njerëzit.
Kryeministri u ndal edhe tek korrupsioni.
“Shqipëria ëshë larg së qëni e shëruar nga korrupsioni dhe kjo është një betejë që vazhdon. Por lufta më e mirë kundër kësaj është lufta për të modernizuar shtetin dhe nëse i referohemi këtij parimi ka shumë përparime për të cilat të gjithë së bashku duhet të ndjehemi mirë, edhe pse nuk janë të mjaftueshme”, u shpreh ai.
Duke folur për Policinë e Shtetit, Rama tha se ajo është shëmbëlltyra e suksesit të reformave, megjithëse shtoi se ka ende shumë punë për të bërë.
Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: