Ballsh/ Protesta e naftëtarëve, 10 muaj pa rroga

Naftëtarët e uzinës së përpunimit të
thellë të naftës në Ballsh prej 10
muajsh vijojnë protestën pasi ende
nuk kanë marrë rrogat. Kërkesat e
tyre, edhe këtë herë i janë drejtuar
shtetit, për të ndërhyrë që t’i japë
një zgjidhje problemit të martur prej
një viti. Ata shprehen se do të
shkojnë deri në vetëflijim nëse nuk
marrin pagat e prapambetur dhe
uzina nuk fillon nga puna. Ne po kërkojmë të drejtën
tonë. Po kërkojmë bukën e kalamajve
tanë dhe do të shkojmë deri në
grevë urie. Sindikata thotë se
naftëtarët për shkak të profesionit
kanë probleme shëndetësore dhe
greva e urisë do të kishte pasoja për
ta. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve
Kamber Iliazi: Greva e urisë në
kushte të tilla është vetflijim. Janë
mbi 400 naftëtarë që nuk kanë marrë
pagat prej muajit gusht të vitit
2015.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: