Pesë nxënës me taksi nga Cërriku drejt Tiranës, denoncojnë në “News 24” dhunën e mësueses. Reagojnë prindërit

*Reagojnë prindërit: E mësova nga TV qëvajza nuk ishte në shkollë, mësuesja Mjaftoni Ago ka përgjegjësiCERRIK-Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot kur një grup prej pesë fëmijësh mbërritën me taksi nga qyteti i Cërrikut drejt “News 24” për të denoncuar dhunën e mësueses së tyre të quajtur Fatbardha Shabani. Ata thanë se i janë drejtuar ambienteve të “News 24” pa dijeninë e prindërve. Nxënësit ishin në klasën e pestë në shkollën publike “7 marsi”, ndërsa mësuesja sipastyre që i kishte dhunuar jepte mësim në klasën e katërt.Ata tregojnë se mëngjesin e sotëm kanë shkuar në shkollë si çdo ditë tjetër, por janë fyer nga mësuesja, e cila sipas tyre ka dyshuar se ata i kanë bërë video dhe foto. Njëri prej tyre thotë se kishte me vete një telefon celular, të cilin po ia tregonte mësueseve të tjera, se çfarë materialesh kishte aty, por mohon të ketë pasur ndonjë foto apo regjistrim tëmësueses.Nxënësit kanë rrëfyer se e kanë marrë rrugën në Tiranë me iniciativën e tyre dhe se mësuesja kujdestare u ka paguar lekët e taksisë. Ata ishin ankuar dhe në drejtori për dhunën por kërkesa e tyre nga drejtuesit e shkollës nuk u përfill.“Ajo na tha se jeni mizerje fëmijësh. Nuk dini të silleni. Nuk dini të mësoni. Ne u ankuam të drejtoresha duke i thënë se mësuesja na ka ofenduar, por ajo na tha se nuk është kështu”, thotë njëri nga nxënësit.“Mësuesja na thotë që ka rregulla në shkollë, e pastaj na fyen e na dhunon. Kështu janë rregullat?”, thotë një nxënës tjetër.Përpos dhunës, fëmijët shkojnë më tej në denoncimin e tyre pasi thonë se drejtoresha e shkollës kërkon të largojë nga puna mësuesen kujdestare Mjaftoni Ago. Ky vendim, thonë fëmijët është kundërshtuar edhe nga prindërit e tyre që përmes një peticioni i janë drejtuar edhe Drejtorisë Arsimore në Elbasan.“News 24” vuri në dispozicion numrin e telefonit të regjisë për të marrë dhe reagimin e prindërve apo mësuesve për këtë ngjarje, por në kohën e minutazhit të transmetimit të kësaj ngjarje nuk pati telefonata. “News 24” u kujdes dhe u interesua për transportin e nxënësve deri në Cërrik. Nxënësit në studion e “News 24” ishin Ervin Osmani, Alesia Hida, Anisa Doku, Glorian Xhaja dhe Elena Qepa.ELBASAN, PRITET TË DËSHMOJË NË POLICI DREJTORESHA E DARNë lidhje me këtë rast, pritet të dëshmojë në polici edhe drejtoresha e DAR, Jonida Cungu. Kjo e fundit pritet të thotë fjalën e saj, nëse ka kontaktuar me nxënësit, pasi këta të fundit deklaruan seishin paraqitur në Drejtorinë Arsimore para se të niseshin në Tiranë.REAGOJNË PRINDËRIT: E MËSOVA NGA TV QË VAJZA NUK ISHTE NË SHKOLLË, MËSUESJA MJAFTONI AGO KA PËRGJEGJËSIPas kësaj kanë reaguar prindërit e fëmijëve. Ata bashkë me fëmijët e tyre i janë drejtuar komisariatit të policisë në Cërrik për të denoncuar ngjarjen. Pas kësaj, policia ka shoqëruar mësuesen kujdestare, Mjaftoni Ago, pasi ajo lejoi ardhjen e tyre në Tiranë të pashoqëruar.Prindi i njërit prej nxënësve ka reaguar për këtë ngjarje, duke u shprehur se e kamësuar nga televizioni se vajza e tij nuk ishte në shkollë, Ilirjan Hida thotë se përgjegjësi për këtë ka mësuese Mjaftoni Ago.“Në shkollën ‘7 marsi’ ka probleme. E mësova nga TV që vajza ime nuk ishte në shkollë. Mësuesja Mjaftoni Ago ka përgjegjësi për këtë. Fëmijët ankohen për personelin, dhe duhet hetuar për këtë. Shkaktarët të vihen para përgjegjësisë”, tha Hida.FLET MËSUESJA KUJDESTARE MJAFTONI AGO: NXËNËSIT MË RRËFYEN SE I KISHTE DHUNUAR NJË KOLEGEMësuesja kujdestare e nxënësve që udhëtuan sot drejt Tiranës për të denoncuar dhunën e një mësuese ndaj tyre, ka folur për ngjarjen. Mjaftoni Ago thotë se sapo ka mbërritur në shkollë, nxënësit i kanë rrëfyer për dhunën e ushtruar ndaj tyre.“Mbërrita me vonesë në shkollë, i gjeta nxënësit të përlotur. Nxënësit më rrëfyen se i kishte dhunuar një kolege. Shkuam të denonconin drejtoreshën në zyrën e arsimit”, thotë mësuesja.
Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: