Fluks kërkesash për dokumente pronësie, sportelet e ADISA në 6 muaj 55 mijë aplikime

TIRANE –Që prej nëntorit 2015 kur sportelet e ZRPP Tiranë kaluan nën menaxhimin e Qendrës së Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA në këto sportele janë kryer rreth 55 mijë aplikime nga qytetarët për marrje dokumentacioni pronësie, apo shërbime të tjera që lidhen më pronësinë. Një fluks i lartë që sipas ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito është përballuar me sukses, duke ju përgjigjur në kohë rreth 80% të kërkesave të qytetarëve.Në kuadër të Javës së Inovacionit 2016, ministrja Harito ka zhvilluar një ditë të hapur informimi për qytetarët në sportelet e ZRPP Tiranë. Ministrja është takuar dhe ka biseduar nga afër me qytetarë të ndryshëm, duke dëgjuar problemet që ata kishin dhe duke marrëmendime lidhur me punën e kryer nga ADISA në këto 6 muaj.Ministrja ka këmbëngulur në qëndrimin se qytetarët duhet të ndjekin procedurat standarde të aplikimit, të cilat duke qenë të informatizuara krijojnëtë gjitha mundësitë për të evidentuar çdo shkelje apo parregullsi në shërbim nga ana e punonjësve shtetërorë, sit ë ADISA, por edhe të ZRPP. Në të kundërt çdo tentativë për t’i zgjidhur problemet duke kontaktuar drejtpërdrejt dhe jo në mënyrë zyrtare me punonjësit e këtyre institucioneve, vetëm sa do të krijonte mundësinë për korrupsion nga ana e tyre.“Duhet të vijojmë një punë informuese me qytetarët në mënyrë që t’i trajtojnë kërkesat e tyre në mënyrë institucionale dhe në asnjë rast të mos bien pre e njerëzve që u kërkojnë të kalojnë në rrugë të tërthorta, sepse ky është qëllimi i reformës, të mbahet gjurmë për absolutisht çdo kërkesë që bëhet dhe t’u jepet përgjigje në mënyrë institucionale për atë që u talon dhe atëqë nuk ju takon gjithashtu”, është shprehur ministrja në një prononcim përmedian, pas daljes nga mjediset e ZRPP Tiranë.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: