Drogë çokollatë, goditet grupi kriminal, ja emrat dhe si e shpërndanin mallin në Tiranë

Policia e Tiranes ka finalizuar me sukses operacioni “MIKS”, duke arrestuar në flagrancë 5 shtetas. Në kuadër të këtij opercioni, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:1 kg e 70 gr lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva e presuar në formë çokollate.101 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë.0.4 gr lëndë e dyshuar heroinë.6 aparate celularë të markave të ndryshme.2 automje te markave te ndryshme.Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”dhe Komisariatin e Policisë Nr 6, kanë arrestuar në flagrancë 5 shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Enea Hoxha, 22 vjeç, banues në Tiranë.Eriseld Islami, 31 vjeç, banues në Fier, i dënuarmë parë për vjedhje me dhunë.Ilir Shehaj, 47 vjeç, banues në Fier.Blandi Dorzi, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale prodhim dhe shitje narkotikesh dhe Vjedhje.Arben Hyka, 39 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjdhje.Arrestimi i shtetasve të lartë përmendur u bë pasi dyshohen se ushtronin aktivitet kriminal në juridiksione të ndryshme në Tiranë duke tregëtuar tek klient të ndryshëm lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sattiva. Lëndën narkotike e paketonin në formëçokollate.Shetetasi Enea Hoxha, aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar kokainë, e ushtronte në zonën e Brrylit. U organizuan shërbimet me qëllim kapjen në flagrancë të këtij shtetasi dhe konkretisht më datë 17.05.2016 rreth orës 18.00 është bërë neutralizmi i tij dhe nga kontrolli fizik i ushtruar, i është gjetur e mbeshtjellë në një qese transparente plasmasi një sasi e presuar ngjyrë e bardhë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.Shtetasit Eriseld Islami dhe Ilir Shehaj merreshin me shitje të Lëndëve Narkotike të llojit Cannabis Sattiva të presuar (Çokollate), janë orgaznizuar shërbimet për kapjen e këtyreshtetasve në flagrancë dhe më datë 17.05.2016rreth orës 22:30 në rrugën “Qemal Stafa” ështëkonstatuar automjeti tip Renault, i cili drejtohej nga shtetasi Ilir Shehaj dhe pasagjer shtetasi Eriseld Islami i cili mbante në dorë njëqese plasmasi, pasi i është ushtruar kontroll shtetasit Eriseld Islami, ku brenda në qesen qëmbante në dorë janë gjetur 10 (dhjete) pako me lëndë të dyshuar “Cannabis Sattiva” të presuar në formë (Çokollate), gjithashtu i është gjetur një mbeshtjellje me gazetë ku brenda saj kishte bimë të dyshuar “Cannabis Sattiva” në formë bime dhe në formë çokollate.Sherbimet e policisë në Komisariatin nr 6 Tiranë, më datë 17.05.2016 rreth orës 13:30, kanë konstatuar një automjet tip “Mersedes Benz”, me drejtues mjeti shtetasi Arben Hyka dhe në vendin e pasagjerit ndodhej shtetasi Blandi Dorzi. Gjatë kontrollit të ushtruar mjetitnë levën e marshit janë gjetur 2 doza të mbeshtjella me qese brenda të cilave ka lëndëtë dyshuar narkotike “Heroinë”.Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: