Vritet një shqiptar në kampin e azilkërkuesve në Gjermani

Në një konflikt që ka ndodhur në një kamp azilkërkuesish në Bonn-Bad Godsberg, natën etë dielës ka humbur jetën një shqiptar i moshës 32 -vjeçare. Policia ka arrestuar dy persona të dyshimtë për vrasjen. Bëhet fjalë për një shtetas kosovar të moshës 26 vjeç dhenjë shtetas të Shqipërisë, 30 vjeçar, njofton ëdr.de.Sipas hetimeve të para, rreth orës 19 kishte shpërthyer një zënkë në mes të tre banorëve të kampit, si pasojë e të cilës një person ka pësuar plagë të rënda nga therjet me thikë.  Ndihma e shpejtë nuk ka arritur të shpëtojë 32–vjeçarin, i cili shumë shpejt ka vdekur nga plagët e marra.Ende është e paqartë se cili kishte qenë shkaku i konfliktit. Por personeli i sigurimit në kamp ka arritur të kapë të dyshuarit dhe t`i mbajë ata deri në ardhjen e policisë.Hetimet e mëtejme pritet të hedhin më shumëdritë mbi ngjarjen. “Njëri nga të arrestuarit ka qenë i njohur nga policia për vjedhje dhe krime të dhunshme”, bën të ditur policia.Në kampin, në të cilin jetojnë rreth 240 azilkërkues, shumica janë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Ata qëndrojnë në këtë kamp në pritje të riatdhesimit.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: