SMS më 14 janar 2015, si u dekonspirua arrestimi i financuesit të laboratorit të drogës në Xibrakë

Dosja e dërguar në gjykatën e krimeve të rëndanga prokuroria për dhjetë personat e akuzuar për trafik droge në gjykatë, përmban fakte që tregojnë se aksioni i janarit 2015 mund të jetë dekonspiruar.Në fashikullin e prokurorisë ndodhen 12 raporve vëzhgimi të personave të dyshuar. Sipas raportit të vazgimit të datës 14 janar 2015 të mbajtur nga dy agjent të policisë, përshkruajnë momentin kur Genc Xhixha ishte nisur drejt Elbasanit.Dyshohet se një mesazh telefonik i dërguar në telefonin e tij, në ora 10:35 min ka bërë që ai të rrotullohet dy herë te rreth rrotullimi i “TEG”ut dhe më pas është larguar me shpejtësidrejt Tiranës. Ai moment ka qenë i fundit kur është parë Xhixha nga agjentët e policisë, pasi ka arritur të laroghet i pashqetësuar.Pak orë më pas, në raportin e vëzhgimit në laboratorin e Xibrakës, agjentët kanë konstatuar se tre nga të dyshuarit po derdhninfuçit e mbushur me një soluciion ngjyrë blu nga mbrapa magazinës.Në këtë kohë nga policia është ndërhyrë duke i arrestuar ku edhe është konstatuar se ata po derdhnin solucionet ku brenda kishte tretësirakokaine.Sipas prokurorisë, dyshohej se mes të arrestuarve është përdorur aparatet celular, të llojit “Balckberry” që ende edhe sot nuk është arritur të hapen nga ekspertë e policisë shkencore për të parë se kush ka qenë personiqë i ka njoftuar të dyshuarit që po ndiqeshin.Mes të akuzuarve në këtë cështje është edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha i cili ka shoqëruar dy shtetasit kolumbianë në lëvizjet e tyre mes Tiranës dhe Elbasanit.Ermal Hoxha, mik i Genci Xhixhës transportonte dy kolumbianët që punonin cdo ditë në laborator duke vecuar kokainën nga tretësira kimike në të cilën ajo hynte në Shqipëri.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: