Shiti virgjërinë e vajzës 12-vjeçare, nëna dënohetme 12 vjet burg

Një nënë është arrestuar edhe ështëburgosur me 12 vjet burg, pasi kishte shitur virgjërinë e vajzës 12-vjeçare.Nëna nga Kolumbia, Margarita de Jesus Zapata, ka 13 vajza dhe është arrestuar pasi njëra nga të bijat ka paraqitur rastin te autoritetet kolumbiane.Mediet vendase shkruajnë se të 13 vajzat që në moshë të hershme ishindetyruar nga nëna e tyre të punonin si prostituta.Por, çdo gjë mori kthesë kur nëna e shiti virgjërinë e vajzës së saj 12-vjeçare për 300,000 pesos kolumbian (80 dollarë).“Të gjitha motrat janë detyruar të prostituojnë që nga mosha 12- vjeçare”, thuhet në deklaratën e njërës prej vajzave.Ndërkohë, shefi i policisë në Bogotaka deklaruar se gruaja do të vuajë dënimin nën akuzat për detyrim seksual të vajzave të mitura.Ka mijëra raste të dhunës seksuale ndaj të miturve në Kolumbi çdo vit, ku kryesisht janë të prekura vajzat e mitura, ndërsa “Amnesty International” ka deklaruar se shumica e rasteve nuk hetohen fare nga qeveria.
Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: