Rrëzimi i helikopterit, raportohet për dy viktima

Të paktën dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e rrëzimit të helikopterit në Malësinë e Madhe.Kreu i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, bën me dije se dyshohet për të paktën dy të vdekur, ndërkohë që banorët flasin për tre viktima. Mësohet se në bord kanë qenë tre persona dhe helikopteri është rrëzuar në liqenin e Shkodrës.Mësohet se njëri nga viktimat  është nxjerrë nga ujërat e liqenit ndërsa tjetri ende jo. Vetë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, pritet të shkojë në vendin e ngjarjes.Nga burime zyrtare mësohet se, helikopteri kishte kryer një fluturim nga Farka, ku ishte nisur në mëngjes,në drejtim të Malësisë së Madhe, saktësisht në Vermosh, dhe ishte në kthim kur në orën 13:45 kishte humbur nga radarët.(14:25)  Rrëzohet një helikopter në Malësinë e MadheNjë helikopter raportohet se është rrëzuar në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.Ngjarja mësohet se ka ndodhur rrethorës 14:00 dhe është raportuar fillimisht nga banorët e zonës.Mësohet se drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë së Shkodrës, ambulanca dhe ekipi zjarrfikës.Grizha është një fshat malor 30 kilometra nga qyteti i Shkodrës.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: