“Panama Papers” nxjerr emrat nga Serbia, afaristë të lidhur meMilosheviçin

Rrjeti për hulumtimin e krimit dhe korrupsionit, KRIK në Serbi publikoi të martën emrat më të njohur nga Serbia që përfshihen tek “Dokumentet e Panamasë”, përkatësisht qëkanë shfrytëzuar shërbimet e studios ligjore panameze “Mossack-Fonseca”.Disa nga emrat e përfshirë kanë qenë nën hetim ose të akuzuar për vepra penale që kanëtë bëjnë me të bërit biznes në parajsat fiskale. Në mesin e emrave është ai i afaristit Valdimir Deliç, mik familjar dhe partner afarist i kryetarittë Bashkisë së Beogradit, Sinisha Mali.Gjithashtu është edhe emri i afaristit serb Igor Sabo, i cili ishte ndjekur edhe për keqpërdorime në procesin e privatizimit në Serbi.Në dokumentet e Panamasë përfshihen edhe emrat e personave që besohet se ishin të lidhur me ish-presidentin Sllobodan Millosheviç dhe aferën e fshehjes së 1 miliard markave gjermane gjatë viteve të ’90-a në Qipro.Në mesin e tyre janë katër rusë të pasur që bëjnë biznes në Serbi duke përdorur praktika të tilla dhe disa prej tyre janë në listën e personave që u është ndaluar lëvizja në Bashkimin Evropian.Oligarku rus Igor Rotenberg, shkruan KRIK, në rrugë të tilla ka blerë aksionet e kompanisë ndërtimore “PPT Ingeniering”, ndërsa afaristi serb Milan Popoviç ka hyrë në partneritet me miliarderin rus Konstantin Malofejev, i afërt mepresidentin Vladimir Putin.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: