Ligji për Sigurinë Publike, Tahiri: Do rishqyrtojmë kundërshtitë e Nishanit

Pasi presidenti Nishani riktheu për rishqyrtim ligjin për Sigurinë Publlike, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se do ketë reflektim mbi këtë ligj nëse ka diçka për të ndryshuar, nëse kundërshtitë e tij janë të arsyeshme dhe ligjore.“Presidenti ka ushtruar  të drejtën e tij kushtetuese.  Ka shfaqur edhe disa rezerva të cilat kam shumë besim që, bashkë me Komisionet në Parlament do t’i shohim. Nëse ka diçka për të reflektuar do e reflektojmë. Në të kundërt, do të vazhdojmë me projektin që kemi nisur dhe që u miratua në Parlament. Ne jemi shumë të hapur që çdo sugjerim të Presidentit të Republikës ta marrim parasysh, në eventualitetin që ata janë të arsyeshme dheligjore. Dhe mezi pres të lexoj, bashkë me ekspertët e ministrisë por dhe me kolegët deputetë në Komision, të lexojmë sugjerimet e Presidentit për të parë çdo mundësi që të përmirësojmë projektligjin që kemi paraqitur në Parlament. Ne mendojmë se Ligji për Sigurinë Publike shton shumë kapacitetin e Policisë së Shtetit (më së pari) dhe pastaj të gjithë institucioneve të tjera për të bërë Shqipërinë më të sigurtë”, tha ministri Tahiri.Sipas Tahirit duhet të gjejmë një balancë mes privatësisë dhe nevojës për siguri.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: