Kokainë, heroinë e hashash, kapet banda e drogës në Tiranë,4 në pranga

Kater persona jane arrestuar nga policia e Tiranes ne nje aksion antidroge. Burimet zyrtare kane bere me dije se më datë 05.04.2016, nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sukses operacioni “START 2”.Gjate aksionit eshte arritur te arrestohen në flagrancë katër shtetas për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” ekryer në beshkëpunim, e parashikuar nga Neni 283/2, për shtetasit:1. Lorenc Bacelli, 37 vjeç, banues në Tiranë.2. Marius Ali, 26 vjeç, banues në Tiranë.3. Albi Luca, 27 vjeç, banues në Tiranë.4. Rubin Përzhita, 26 vjeç, banues në Tiranë.Sipas policise, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor ku në cilësinë e provës materjale janë sekuestruar:1. Një automjet tip Mitsubishi me targa AA 260IN .2. Një motor tip papaq pa targa.3. 2 bicikleta.4. Shuma prej 20.000 lekësh të reja , 100 euro.5. Sasia prej 11.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në 27 porcione.6. Sasia prej 2.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë e ndarë në 11 porcione.7. Sasia prej 30 gramë lëndë narkotike e dyshuar si canabsi sativa e ndarë në 15 porcione.8. Fara bime kanabis sativa , gjithsej 120 kokra (fara).9. 20 karta sim të kompanive celulare të ndryshme dhe 11 aparate celulare të markave të ndryshme.Behet me dije se këta shtetas në bashkpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të llojit “heroinë” “kokainë” dhe “cannabis sativa” në zonën e Unazës së Re , “Irfan Tomini”, “Fusha e Aviacionit”.Materialet proçeduriale ju dërguan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: