Klosi: Referendumi i 9 prillit do të tregojë se në PS vendos anëtarësia

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, thotë se referendumi i 9 prillit për mandatin e kryetarit do të tregojë se në PS vendos anëtari i thjeshtë. Gjatë një takimi me strukturat e partisë në Berat, Klosi ftoi për pjesëmarrje të gjithë anëtarësinë.“Është dita e marrjes së mendimit tëanëtarësisë së Partisë Socialiste. Në 25-vjetorin e partisë kemi objektivintë bëhemi 150 mijë anëtarë, anëtarë jofiktivë, anëtarë aktivë në vendimmarrjen e PS-së. Më 9 prill, PS-ja, si asnjë parti tjetër do dëshmojë se jemi partia ku vendos anëtari”, tha ai.Klosi tha se proceset e mëparshme të zgjedhjeve në parti kanë dhënë rezultate spektakolare.“Vijmë nga një proces spektakolar i zgjedhjes së krerëve të organizatave,delegatëve të Kongresit dhe anëtarëve të Asamblesë. Ne kemi struktura te zgjedhura nga anëtari. Jemi gati të dëshmojmë në ditën e zgjedhjeve se kemi bërë reforma përqytetarët në Berat dhe gjithë Shqipërinë”, tha ai.
Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: