Kina vendos sanksione tregtare kundër Koresë së Veriut

PEKIN-Kina njoftoi sot kufizime tregtare kundër Koresë së Veriut, në të njëjtën vijë me sanksionet e vendosura nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas testit të katërt bërthamor dhe lëshimit të një rakete të drejtuar nga Pheniani.“Pekini do të pezullojë aktualisht importet e qymyrgurit, hekurit, mineralittë hekurit, arit, titanit si dhe tokave të rralla me origjinë nga Koreja e Veriut”, -bëri të ditur një deklaratë e Ministrisë kineze të Tregtisë.Ky vendim nënshkruhet në kuadër të rezolutës së miratuar nga OKB-ja në fillimtë muajit mars, e cila e rriti në mënyrë tëkonsiderueshme potencialin e sanksioneve ndërkombëtare tashmë të miratuara kundër Koresë së Veriut pas testit të katërt bërthamor të Phenianit dhe lëshimit më 7 shkurt të një rakete, ekonsideruar si një test i maskuar i një rakete me rreze të gjatë.Pekini është angazhuar në zbatimin e sanksioneve, por me disa përjashtime, të lejuara nga formulimi edhe nga rezoluta e OKB-së.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: