Kapen 3 romune me 6.5 kg ar te fshehur ne çorape.

Tre shtetas rumunë janë kapur në Kakavijë me afro 6.5 kg flori të fshehur brenda disa çorapeve në makinën më të cilën udhëtonin.Në Pikën Kufitare Kakavijë në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasi rumun P. S., 46 vjeç, me automjetin tip “Volsvagen” me targa MAAK 256, ku udhëtonin edhe dy shtetasit e tjerë nga Rumania S. S, 41 vjeç dhe Dh. S., 27vjeç.Policia, pas një kontrolli në pjesën e brendshme të “Air Back”-ut te kroskoti  i makinës, konstatoi të vendosura në disa çorape bizhu dhe zinxhirë të dyshuar si flori, me peshë totale 6 kg e 456 gr.Menjëherë u bë bllokimi i mjetit dhe i sendeve, ndërsa në përfundim të veprimeve tëpara hetimore, filloi procedimi penal në gjendje të lirë i të tre rumunëve. Ata akuzohen për “Mosdeklarim të hollash dhe të sendeve me vlerë”.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: