Jurgen Kurti tregon në polici përse e vrau babain

Pavarësisht se Artur Kurti ishte në një proces divorci nga bashkëshortja, herë pas herë shkonte në shtëpinë ku jetonte ajo për t’i kërkuar që të pajtoheshin. Natën e së shtunës, 50 vjeçari kishte qenë në gjendje të dehur dhedyshohet se e kishte rrahur. E frikësuar se ai do të kthehej përsëri, Shpresa Kurti kishte thirrur vëllain Leonard Ristanin dhe djalin e saj,Jurgenin. Kur ata ndodheshin në shtëpi, rreth orës 21:00, te dera e apartamentit ku jetonte Shpresa Kurti, është shfaqur i shoqi, i cili mbante në dorë një thikë të madhe, me të cilën e kërcënoi. Leonardi doli para dhe u plagos, aty ndërhyri Jurgeni, që gjatë përleshjes la të vdekur të atin.Viktima Artur Kurti nuk e pranonte faktin se do të divorcohej nga e shoqja, Shpresa.Ndonëse prej disa kohësh ata nuk jetonin më në të njëjtën shtëpi, 50-vjeçari shkonte herë pas here tek e shoqja, në mënyrë që të tërhiqte kërkesën e divorcit, por kur ajo nuk pranonte, ai sërish e dhunonte fizikisht e psikologjikisht.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: