Conte nuk pret, takon lojtarët e Chelsea-it

Antonio Conte është zyrtarisht trajneri i Chelsea-it duke nisur nga sezoni i ardhshëm, por tekniku italian e ka me padurim, është e qartë që ai ka nisur të mendojë që tani për aventurën e re në Premier League. Conte ka surprizuar të gjithë madje edhe vetë lojtarët teksa të martën ka zbarkuar në qendrën stërvitore të bluve.Conte ka qenë i shoqëruar nga drejtori teknik i Chelsea-it, Michael Emenalo, vizita e tyre ka qenë pikërisht në momentin kur Hiddink po stërviste grupin në vigjilje të takimit kundër Swansea.“Daily Mail” shkruan se ish trajneri i Juventusit do të flasë personalisht me disa lojtarë për projektin e tij. I pari është Terry që dëshiron të qëndrojë por më parë duhet të marrë garanci nga trajneri i ri, ndërsa me e ndërlikuar ështësituata e Eden Hazard. Belgu i ka prishur marrëdhëniet me tifozët dhe pret një ofertë të rëndësishme nga Psg.Conte nga ana e tij e ka shprehur hapur preferencën për Diego Costa-n, sulmuesiështë duke menduar një rikthim tek Atletico Madrid. Të gjitha këto dilema, Conte duhet ti zgjidhë përpara fillimit tësezonit të ri, puna për të ka nisur që ngamomenti kur hodhi firmën mbi kontratën e re, sigurisht në heshtje, pasiështë ende trajner i përfaqësueses italiane.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: