Blushi sfidon sërish: E bojkotoj referendumin

Ben Blushi sfidon sërish. Ai ka deklaruar publikisht se do të bojkotojë referendumin e thirrur me propozim të kreu të partisë Edi Rama për mandatin e tij. Blushi i cili bashkë me deputeten Hafizi shpallën pak ditë më parë 20 pikat e paligjshmërisë së këtij referendumi e justifikoi këtë bojkot me faktin se ky referendum është i paligjshëm pasi shkel Statutin ePS-së. “Referendumi i paligjshëm në shkelje të Statutit. Nuk lejohet gara, nuk do të votoj të shtunën. Nuk mund të votoj për një shkelje”, shprehet Blushi. Gjatë Kongresit të PS-së, Blushibashkë me disa deputetë të tjerë kërkuan që të zhvillohej votim për zgjedhjen e kryetarit të partisë pasi mandati i Ramës ka tre vite që ka skaduar. Por, një gjë e tillë u refuzua me argumentin se kur partia fiton zgjedhjet mandati rinovohet automatikisht.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: