Protesta tek Liqeni, plagoset polici, 10 aktivistë të shoqëruar. Veliaj: Turp, kauza e Shoqërisë Civile. Protestuesit tek Kom. Nr 1: Lironi shokët!

E diela e sotme tek Liqeni Artificial u shndërrua në një arenë dhune. Perfaqesues te Shoqerise Civile, qytetarë dhe policë bashkiakë janë përplasur sërish ndërsa nga ngjarja pati të lënduar dhe të shoqëruar në polici. Pas protestës tek Liqeni, aktivistët e Shoqërisë Civile iu drejtuan Komisariatit numër 1 në kryeqytet ku kërkuan lirimin e shokëve të shoqëruar.  Incidentet sot u komentuan nga kryebashkiaku Veliaj, i cili duke marre shkas nga ngjarjet u shpreh se nuk do të tërhiqet nga ndërtimi i këndit të lojërave tek Parku i Liqenit.Ka precipituar në dhunë protesta e Shoqërisë Civile tek Liqeni. Në tentativë për të futur në Parkun e Liqenit një cadër të madhe, që do të shërbente përruajtjen e parkut sipas aktivistëve të Shoqërisë Civile, janë ndaluar nga policia që ruante zonën ku do parashikohet te ndertohet kendi i lojerave. Protestuesit kërkuan që të hynin me forcë në zonën e rrethuar, për të mbuluar zhavorrin e hedhur dhe për të ngritur disa çadra, por hasën në kundështimin e forcave të policisë bashkiake. Palët janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë një polic bashkiak dhe një qytetar kanë pësuar humbje ndjenjash. Një autombulancë mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe mori të lënduarit drejt spitalit.ERVIN GOCI: PËRVEC POLICISË SË SHTETIT, USHTROI DHUNË DHE POLICIA BASHKIAKEAktivisti i shoqërisë civile, dhe pedagogu Ervin Goci deklaroi për ‘News 24’ se ngjarjet e ndodhura sot ishin shumë të rënda, pasi policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake dhunoi pa të drejtë protestuesit.“Ajo që ka ndodhur sot është shumë e rëndë, ndërsa policia arrestoi disa persona, sikur të ishin misra. Ndërkohë, policia Bashkiake ka ushtruar dhunë me pretendimin se tek parku nuk lejohet të futesh. Dy veta janë marrë me makina të policisë Bashkiake, këtu jam llahtarisur.” Tha ai.PËRSHKALLËZOHET SITUATA, DISA TË TJERË TË SHQËRUAR NË POLICI, MES TYRE ELIAN TANINIPërshkallëzohet protesta para komisariatit nr.1. Mësohet se ka pasur konfrontime mes qytetarëve në makina të bllokuara dhe aktivistëve. Ndërkohë, që forcat policore po përpiqen të hapinrrugën. Sakaq, aktivisti Elian Tanini ka qenë i shoqëruari i radhës në polici. Bëhet e ditur se në protestë është përfshirë dhe ish i përndjekuri F. Hoxha.AKTIVISTËT BLLOKOJNË RRUGËN PRANË KOMISARIATIT NR.1Bllokohet rruga para komisariatit nr.1 nga aktivistit e shoqërisë civile. Mësohetse ata janë ulur në rrugë pranë komisariatit, ndërsa janë bllokuar disa makina. Sakaq, forcat e rendit po përpiqen të hapin rrugët për automjetet.NË KOMISARIATIN NR 2 PËRFAQËSUES TË AVOKATIT TË POPULLITNë komisariatin nr.1 prej gati një ore kanë mbërritur dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, ndërsa po monitorojnë nga afër situatën. Në komisariat janë 7 persona të shoqëruar pas përplasjes te liqeni.4 PERSONA TË SHOQËRUAR, LËNDOHET NJË GAZETARE4 persona janë shoqëruar në komisariatin nr.1 fill pas përplasjes me policinë. Sakaq, bëhet e ditur se një prej protestuesve është arrestuar, pasi i ka ikur punonjësve të policisë, i cili dyshohet se është përplasur fizikisht menjë punonjës të policisë bashkiake. Ndërtë tjera, gazetari Erion Skëndaj pohoi se nga përleshja e sotme ka mbetur e lënduar edhe një gazetare, emri i të cilësnuk bëhet i ditur. Mësohet se ajo ndodhet për mjekim në spitalin e Traumës. “Furgoni i Shqiponjës ka ardhur së bashku me policinë Bashkiake ka ardhur afër, e njëri prej policëve me ka nxjerrë armën dhe elektrizuesin, dhe mua më ka rënë të fikët”, -tha një prej protestuesve.PROTESTUESIT TEK KOMISARIATI NR 1Protestuesit kanë mbërritur në Komisariatin numër 1 të Tiranës dhe bëjnë thirrje për lirimin e miqve të tyre që u shoqëruan nga policia gjatë protestës tek Parku i Liqenit.Disa protestues jane shoqeruar nga policia. Mes tyre dhe Zirkon Disha.PROTESTUESIT: DO LIROJMË AKTIVISTËT TEK KOM. NR 1Protestuesit nisen tek Komisariati numer1. “Do lirojmë aktivistët tek Komisariati numer 1. Do sulmojme Komisariatin nese nuk lirohen njerezti tane”, u shprehnje prej aktivitsve.VELIAJ: KJO NUK ËSHTË SHOQËRI CIVILE, KAUZA E TYRE ËSHTË DHUNAKryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj bëri të ditur se polici bashkiak i lënduar nga protesta quhet Dritan Hardhia. Ai e vizitoi në spital policin bashkiak dhe më pas u prononcua për shtypin duke u shprehur se me aktin e sotëm, kauza e Shoqërisë Civile ka rënë. Sipas Veliaj, dhuna e dëshmuar sot nga Shoqëria Civile ishte një turp dhe legjitimon projektin për ndërtimin e këndit të lojërave.VELIAJ: I FTOJ PER DIALOG SIC BERA ME BIZNESET, POR KETA DELIRANTE DUAN DHUNEN ME SHUME SE PEMET“Dritan Hardhia jo vetëm një polic bashkiak, është një aktivist i mirëfilltë, ai drejton shoqatën e atyre që përdorin biçikletat, del pedalon, është një njeri që e do qytetin dhe përvec uniformës aie do Tiranën mbi të gjitha, ai do parkun, fëmijët e Tiranës, ai është aktivist i vërtetë. Sot pamë sesi degjeneroi në dhunë një protestë e Shoqërisë Civile. Unë vij nga Shoqëria civile, edhe Dritani vjen nga shoqëria civile. Ata që dëmtuanTanin t’u vijë turp. Ne e kemi ftuar Shoqërinë civile të vijë në Bashki, sic bëra negociata me tregtarët. Nëse dikush është gati të dhunojë policinë ditën e dielë, përdorimi i dhunës e deskretitoi kauzën. Tufë delirantësh, që duan të dalin në televizor. Duan të inspektojnë punimet, le ta bëjnë, por jou pëlqen dhuna, dhe të dhunojnë njerezsi Tani. Si mundet të qëndrojë një kauzë që mos të preket asnjë pemë dhe prekin njerëz. Si mundet që këta që thonë që e bëjnë për pemë lule, dhunojnë njerëz. Kjo kauzë është e mbuluar me turp.Në 1 qershor do jem me Tanin në përurimin e atij Këndi Lojërash dhe e them tani dhe do e përsëris, dhuna nuk do na imponohet.Ne jemi për  një qytet ku nuk dhunohet por punohet.Dritan Hardhia është një superdjalë, aktivist i orëve të para kur shumica e atyre që dalin aty sot dhe hiqen si Shoqëria Civile, as nuk e dinin nuk e dinë se cfarë është shoqëria civile. Ngjarja sot jo vetëm që nuk ma ul por ma shton vendosmërinë të vijoj projektin për Këndin e Lojërave”.POLICIA: JA SI NDODHI PËRPLASJA. NJË STUDENT KOSOVAR GODITI POLICIN BASHKIAK ME GRUSHTPolicia ka dhënë versionin e saj mbi ngjarjen sot tek Liqeni Artificial ku disa protestues u përleshën me policinë. Sipas Policisë së Tiranës, një qytetar, student kosovar ka qëlluar me grusht njëpolic bashkiak ndaj të cilit është marrë masa e shoqërimit në komisariat.“Shoqeria civile ne mesdite ka tentuar për të futur dhe ngritur në Parkun e Liqenit një çadër të madhe, që sipas tyre do të shërbente për ruajtjen e parkut, nga ndërtimi i këndit të lojrave për fëmije nga Bashkia.Por janë ndaluar nga policia bashkiake që ruante zonën ku do parashikohet te ndertohet kendi i lojerave.Aktivistet janë përplasur me policine dhe si pasojë një polic bashkiak D.Hardhia, 35 vjeç dhe një qytetar I.M, vjeç 31 kanë pësuar humbje ndjenjash”, citon Policia e Tiranës.SHOQËRIA CIVILE: VETËM DIALOGU ZGJIDHCËSHTJENPërfaqësues të shoqërisë civile shprehen të vendosur për të vijuar “betejën” e tyre, kundër ndërtimit të parkut të lojërave tek liqeni artificial në Tiranë. E ndërsa tek Parku i Liqenit, zona e Corpusit, kryebashkiaku mbillte qershitë japoneze, përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë nisur një protestë të re tek zona e Kodrave të Liqenit. Shoqëria Civile u shpreh sot se do te vendose cadra për ruajtjen e Parkut, në shenjë proteste për këndin e lojërave që do të ndërtojë kryebashkiaku Veliaj në këtë zonë.Protestuesit sot kanë dhuruar lule, madje dhe kundrejt punonjësve të policisë që ruajnë zonën ku parashikohet projekti për këndin e lojërave.“Nuk jemi vandalë. Sot është dita e debatit për qytetin, sot është dita e qytetarëve. Atë që nuk e bën bashkia, e bëjmë ne si qytetarë të lirë”, u shprehënpërfaqësues nga Shoqëria Civile.Sipas tyre, “Bashkia ka humbur arsyen dhe bën garipin me ne. Ne do rrimë gjithë ditën në park do marrim lopatat edo mbushim gropat. Do hapim cadrën e madhe dhe do ruajmë Parkun. Ftojmë qytetarët të vijnë me ne dhe të solidarizohen. Dialogu, e vetmja zgjidhjepër këtë krizë”.Më tej protestuesit shprehen sipas tyre për mungesën e transparencës.“Nuk mund të ndërtohet pa informuar qytetarët”.“Arroganca e bashkisë po shkatërron parkun. Parku po shkatërrohet pa dokument ligjor, pa mbështetjen qytetare”, deklarojnë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile.Ndërkohë, kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur i vendosur për vijimin e punimeve, duke theksuar se parku do të jetë gati për fëmijët më 1 qershor.Gjatë një takimi që zhvilloi pak ditë më parë me përfaqësues të shoqërisë civile,kryebashkiaku Veliaj u shpreh se arsyeja e propozimit për vendosjen e një këndi lojërash në Parkun e Liqenit është sepseajo zonë nuk ka asnjë mjedis rekreativ për ta, por edhe se për bashkinë, fëmijët janë në qendër të vëmendjes së saj.Nisur nga kërkesat e shoqërisë civile përtransparencë, Veliaj propozoi ngritjen e një grupi të përbashkët me shoqërinë civile, të cilët të kenë të njëjtin autoritetnë kantier për të inspektuar dhe ndjekurpunimet.“Kemi filluar një proces ku po bëjmë inventarizimin e çdo peme. 


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: