Trafiku i 570 kg drogë, gjykata burgos “Ben Camin”

Gjykata e krimeve te renda caktoi masen e sigurise arrest me burg per Eldi Zahirin dhe Janaq Kacelin, 2 personat e arrestuar pas kapjes se 570 kg kanabis sativa disa dite me pare ne piken kufitare te Kapshtices.Ndersa pritet ne vazhdim caktimi i mases se sigurise edhe per Lutfi Shabanin, te arrestuarine trete per kete ceshtje. Eldi Zahiri drejtuesi i kamionit, ne te cilin u gjet droga e fshehur, u ndalua ne flagrance nga policia.Nga ana tjeter Kaceli dhe Shabani u ndaluan njedite me pas, pas hetimeve te para lidhur me organizatoret e narkotrafikut dhe destinacionine droges.Lutfi Shabani, është emri i vërtet i Ben Çamit. Ai u vu në pranga në Durrës dhe akuzohet se është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt në trafikun e lëndës narkotike që u sekuestrua tri ditë më parë në Kapshticë ku u vu në pranga një shofer. Më pas policia arrestoi edhe personin që pretendohet se është bashkëpunëtor me shoferin, ndërsa hetimet kanë çuar në pranga edhe Lutfi Shabanin, e madje sipas policisë ai është personi kryesor që ka kthyer në skenë edhe njëherë një prej linjave më të fuqishme të trafikut të drogës; atë me Turqinë. Sipas të dhënave që vijnë nga grupi hetimor mësohet se tre të arrestuarit pritet që ditën e sotme të mbeten në burg nga gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa po vijojnë hetimet për të mësuar më shumë hollësi në lidhje me aktivitetin kriminal dhe fitimprurës të Shabanit dhe të dy “punëtorëve” të tij. Policia e Shtetit bën me dije se ka dyshime se mund të jetë vendosur sërish linja e trafikut të drogës me Turqinë, ashtu siç ka qenë edhe më parë, ndërsa tri ditë më parë, në Kapshticë u bllokua mjeti me 570 kg kanabis dhe ne pranga u vendos Endri Zahiri dhe Janaq Kaçeli. Prokuroria është tejet e rezervuar në lidhje me hetimet për këtë grupkriminal, ndërsa bëhet me dije se personat e arrestuar kanë refuzuar të flasin për hetimin derisa të pajisen me avokatët e tyre.Precedenti “Ben Çami”Sipas të dhënave, mësohet se dënimi i parë për “Ben Çamin” është dhënë në vitin 2007, kusipas të dhënavë është dënuar vetëm me dy vite burg. Ky dënim i është dhënë si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me një grup kriminal, që më pas u arrestuan në operacionin e koduar “identikit”. Por pavarësisht dënimit, Lutfi Shabani ka vazhduar aktivitetin e trafikut të drogës, ku vetëm pak muaj pasi është liruar, është arrestuar sërish në aksin Kavajë-Durrës me mbi 15 kg heroinë që dyshohej se vinte nga Maqedonia. Me arrestimin e tij, policia vuri prangat edhe për 5bashkëpunëtorëve të tjerë shqiptarë, por që kishin edhe shtetësi të ndryshme maqedonasedhe amerikane. Ky rrjet, sipas dosjes së asaj kohe ka dërguar në Itali në 4 rrugë mbi 50 kg heroinë, e cila vinte nga Turqia dhe pas përpunimit dërgohej në Itali. Si pjesë e këtij rrjeti në shtator të 2009 “Ben Çami” u dënua përfundimisht me 8 vjet burg. Nuk jepen detaje për kohën e daljes nga burgu, por lirimii Ben Çamit nuk ka zgjatur shumë.Dënimet për ShabaninReferuar një materiali të Gjykatës së Lartë, kështu është fiksuar edhe dënimi i “Ben Çamit”me emrin Lutfi Shabani. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.52, datë 30.09.2009 ka vendosur: 1- Deklarimin fajtor të të pandehurit Lutfi Shabanipër kryerjen e veprës penale të “trafikimit të narkotikëve” të kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë, dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Lutfi Shabanipër kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” të kryer në bashkëpunim, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/3 të Kodit të Procedurës Penale dënimin e tij përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim, i cili fillon nga data e arrestimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme".


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: