Rrjedha kryesore e Vjosës, MEI: Jo HEC-e nga Kalivaçi e sipër

Nisur nga disa spekulime të përhapura në media rreth projekteve të ndërtimit të hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Vjosa, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron opinionin publik sa vijon:Qeveria shqiptare zotëron një studim të vitit 2009 nga studio franceze Sogreah e cila analizon skemat e mundshme të shfrytëzimit tëpotencialit ujor të lumit Vjosa. Sipas këtij studimi, shfrytëzimi mund të realizohet përmes ndërtimit të disa veprave gjeneruese.Siç edhe është deklaruar publikisht në disa raste të përsëritura nga Kryeministri Edi Rama,qeveria është e vendosur të mos lejojë ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë rrjedhës kryesore të Vjosës nga Kalivaçi e sipër.Pjesa poshtë Kalivaçit do të shfrytëzohet në përputhje me objektivat e qeverisë për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike dhe reduktimin e nevojës për import të saj nga jashtë. Ky zhvillim do të jetë në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore dhe në harmoni me mjedisin. Rasti i referuar në media për HEC Poçem nuk ka lidhje me rrjedhën kryesore sipër Kalivaçit pasi ai pozicionohet poshtë kësaj zone.“Ju risjellim në vëmendjen tuaj deklaratën e Kryeministrit Rama në 28 Korrik 2015“….besoj e ndani me mua mendimin se një nga rrjedhat më të rëndësishme është Vjosa. Vjosa ishte planifikuar të bëhej njësoj si, nuk e di a ju kujtohet guliveri i lidhur nga gjithë lilipunët. Do mbushej nga fillimi në fund me hidrocentrale. Ndërkohë, ne kemi për Vjosën një plan tjetër, planin e Parkut Natyror. Sigurisht, nuk mund të kthejmë mbrapsht hidrocentralet që janë në ndërtim por që nga Kalivaçi e lart ne nuk do të lejojmë më të ndërtohet asnjë hidrocentral. Sigurisht, nga pikëpamja e zhvillimit të sektorit drejtpërdrejtky mund të jetë nga pikëpamja ekonomike një dëm por dëmi ekonomik dhe social që do të shkaktonte nëse do ta lidhnim gjithë trupin e Vjosës si guliverin me gjithë liluputët që do ti merrnin ujin e shpirtin do ishte shumë i madh.Ky është sensi i përgjithshëm i qeverisë në të gjithë territorin….”, thuhet ne njoftimin zyrtar te MEI.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: