Mark Marku, përplasje me Berishën për studentët

Ish-kryeministri Sali Berisha u përplas mbrëmë me ish-deputetin ePD-së, Mark Marku, ndërsa flisnin në përkujtim të grevës së urisë së studentëve të Tiranës. Ndërsa Berisha u quajti heronj ata qindra të rinj që u futën në pallatin e kulturës së Qytetit Studenti në shkurt 1991, Marku, ish-grevist i urisë tha se ata nuk ishin aspak heronj dhe nuk u duhet dhënë ky model të rinjve të sotëm. Marku, madje theksoi se nuk do të dëshironte të fliste për këtë periudhë dhe se sipas tij studentët e vërtetë të grevës së urisë janë ata që nuk flasin për grevën e urisë.Dialogu i plotë mes Mark Markut dhe Sali BerishësSali Berisha:Kishit përgatitur parullën te sheshi, do të shkruante të rrëzojmë shtatoren. Rajmonda Bulku, që kam këtu, erdhi me të gjithë Tiranën dhe merr fjalën duke thënë: Shkojmë te sheshi! Dhe kështu bënë, shkuan drejt sheshit, duke rrëzuar shtatoren e Enverit. Ishte një akt heroik. Çfarë bëri RamizAlia pasi kësaj? Krijoi këshillin presidencial dhe nuk mbaroi këtu ligësia e tij. Vuri veton për çdo funksion të lartë të shtetit. Nisi të bënte një grusht shteti, duke ushtruar terrorin më të paparë mbi drejtuesit e Partisë Demokratike, qytetarisë së Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Vetëm tre episode dua të tregoj: Në Borsh e lidhën kryetarin e PD-së pas kamionit dhe ezvarritën. Të njëjtin gjë u bënë demokratëve në Fier. Në Vlorë i futën dinamit kryetarit të Partisë Demokratike. Terror i paparë. Në rrugën e selisë tonë gjuanin me kallashnikovë.Mark Marku:Është një kënaqësi që mu dha rasti për të komunikuar me brezat e ndryshëm të studentëve qëkanë gjetur kohë për t’iu bashkangjitur përkujtimit të 25 vjetorit të grevës së urisë. Unë do të falënderoja të gjithë studentët e grevës së urisë që nuk janë këtu të pranishëm. E di pse i vlerësoj? Sepse e kanë bërë grevën dhe nuk preferojnë të flasin. Edhe unë do të doja të mos flisja që të jem po aq i ndershëm sa ata. Më ka pëlqyer gjithmonë ajo pjesë e njerëzve që bëjnë akte njerëzore dhe nuk dalin më pas të luajnë rolin e heroit. Mesazhi që doja të jepja sonte ka të bëjë me deheroizimin e atyre studentëve që bënë grevën e urisë, pasi mendoj se kjo është dhe forma më e mirë për të reflektuar ndaj nevojave që ka vendi. Deheroizimi është mëse i nevojshëm në këto momente. E para, unë dua të rithem,se të bësh një veprim siç bëmë ne 25 vite më pare, nuk ka qenë aq e rrezikshme sa është thënë këto 25 vite. Është tepruar sa herë që është thënë se ne kemi rrezikuar veten, kemi sakrifikuar veten, pasi dihet se kemi qenë të bindur se asgjë e keqenuk do të na vinte pas grevës. Kemi qenë disa të rinj që nuk e kemi përfillur mekanizimin e diktaturës dhe të them të drejtën ishim të bindur se nuk do na ndodhte asnjë e keqe. Greva është bërë në mënyrëshumë sportive. Kemi qenë një grupshokësh, vendosëm të hynin në grevë. Nuk ishim kamikazë dhe as nuk e kemi menduar se do të vdisnim. Kishim shpresë se do e rrëzonim bustin dhe do të rrëzonim edhe diktaturën. Se kështu siç e kemi nisur ne duke folur për veten, për heroizmat, do të frikësojmë të rinjtë e sotëm për të bërë akte të tilla. Unë mendoj se veprimi i studentëve në atë kohë ishte shumëspontan dhe e patëm marrë shumë me sportivitet, se e dinim se nuk ishte ndonjë kosto e madhe për ne të vepronim dhe të reagonim për tëarritur një ndryshim. Ne e patëm vendosur se kjo gjë mund të bëhet dhe e bëmë, siç e kanë bërë para nesh dhe shumë studentë të vendeve të tjera të Evropës, në vitin ‘68. Njësoj si ata që kanë dalë dhe kanë thënë “më mirë puthemi se të luftojmë”. Rinia nuk ka nevojë të mendojë se për të bërë ndryshime duhen patjetër të jenë heronj dhe të bëjnë akte heroike. As nuk kemi qenë ne heronj, as nuk kanë nevojë të jenë të rinjtë e sotëm. Thjesht të rinjtë duhet të reagojnë ndaj gjendjeve të rënda që mund të kalojë vendi i tyre. Ajo që kërkoj ngabrezi i sotëm është që të kopjojnë nga ajo kohë vetëm sensin e revoltës. Dhe në atë kohë na thonin se ishim shumë mirë, ndërkohë që ishin keq, në atë kohë na thonin se Shqipëria po përparon dhe komunizmi është triumfues ndërkohë që komunizmi po rrëzohejnë të gjithë botën, na thonin se ne ushqeheshim më mirë se të tjerët, ndërsa njerëzit po vdisnin urie. Këtëe kuptuam dhe na thirri nevoja instiktive e të riut për të reaguar, qëlidhet me moshën. Ndjenja e revoltës vjen së brendshmi në mënyrë shumë të thjeshtë. Nuk keminevojë për të treguar këtu se si disa prej nesh bëmë akte trimërie, heroike etj. Ne e dimë se çdo epokëka rrethanat e veta. Pra nuk ka pse tëjetë një student i sotëm i revoltuar njësoj siç ishim ne. Çdo brez duhet të reagojë, dhe nëse nuk e bën këtë,është i destinuar që të zhduket në histori dhe të humbasë pa lënë shenjë në jetën e tij dhe të kalojë paasnjë gjurmë. Mesazhi im është që sa më pak të rrezikosh aq më shumë i rrezikuar je, sa më shumë të rrezikosh aq më pak i rrezikuar je.ReplikatPas fjalës së Mark Markut ka reaguar dhe Sali Berisha, i cili nguli këmbë se ajo që bënë studentët ishte heroike. "Mark, gjërat ishin ndryshe për ata që ishin brenda dhe ndryshepër ata që e shihnin nga jashtë, kishte aty në mënyrë absolute një dimension heroik të paparë, i cili qëndronte në çfarë? Qëndronte në vendosmërinë. Ju them këtu, se nëse Partia Demokratike ju thoshte këtyre, dilni nga greva, këta kurrë nuk do të dilnin. Ne shkuam dhe ju thamë të pranoni, sepse u nda universiteti në katër pjesë, dhe kishim hallin e këtyre. Por kur çoi Ramiz Alia dy të dërguarit e tij me dekret për heqje emri, këta ia kthyen sepse nuk kishte numër protokolli. Kjo ishte një vendosmëriqë të çonte drejt flijimit dhe në këtëaspekt për mua këta janë heronj" u shpreh Berisha.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: