Kërkohej në Shqipëri, prangoset në Greqi Klajdi Demce

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Klajdi DEMÇE, 22 vjeç, lindur  në Korçë. Ekstradimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr.41-2014-2237 (358), datë 30.06.2014,  e ka dënuar shtetasin Klajdi DEMÇE, me 8 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Prishje e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278/4, dhe 274 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur më datën 18.10.2013, shtetasi Klajdi DEMÇE, ka qenë në qytetin e Korçës së bashku me shokun e tij shtetasin, V. SH. Gjatë kësaj dite në telefonin e Klajdit  vinin telefonata me  numër të fshehur, ku ai fyhej dhe ofendohej  nga disa persona të cilët i  thonin se ndodheshin në një  lokal në Korçë.

Në këto kushte ai është nisur së bashku me shokun e tij drejt lokalit dhe në afërsi të lokalit është telefonuar përsëri, duke i thënë se ndodheshin në një lokal tjetër. Klajdi në këtë kohë ka dalë nga makina, ka nxjerrë armën automatik dhe ka filluar të qëllojë në ajër.  Ka hyrë në lokal dhe ka kërkuar të identifikojë personin por nuk ka mundur. Më pas është larguar.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij ne Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: