Ja cfarë dëshmoi në burg drejtori i Tatimeve Tiranë, një ditë pas arrestimit

Drejtori rajonal i Tatimeve në kryeqytet Androkli Kokthi, nje dite pas arrestimit, nuk pranon akuzën e ”shpërdorim detyrës”, të ngritur nga Prokuroria.Të premten, në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, drejtori Kokthi është kontaktuar nga oficeri i çështjes, për t’u pyeturpër akuzat.Në prani të avokatit, mësohet se Kokthi nuk ka pranuar të japë shpjegime të hollësishme, duke kërkuar të njihet me provat kundër tij.Ish-zyrtari i Tatimeve, eshte shprehur se nuk ka shkelur asnjë ligj gjatë ushtrimit të detyrës dhe se të gjitha veprimet e kryera ndaj subjektit në fjalë, drejtori Kokthi ka thënë se janë kryer konform të gjitha procedurave ligjore.Prokuroria pretendon se në muajin mars 2015 inspektorët e Kontrollit Tatimor në Tiranë, në një subject priva që tregton pjesë këmbimi të makinave, ka konstatuar një sasi malli pa faturë.Për këtë mungesë, drejtoria e hetimit tatimor në Drejtorin e Përgjithshme të Tatimeve kanë vendosur konfiskimin e mallit.Disa kohë më pas, sipas prokurorise, drejtori rajonal i Tatimeve Androkli Kokthi ka urdhëruarme shkresë lirimin nga konfiskimi të mallit dhe kthimin e tij subjektit privat. Ky veprim, sipas akuzës, është në kundërshtim të ligjit, pasi malli i konfiskuar nuk kthehet po vetëm shitet.Sipas organit te akuzes nuk mund të shfuqizohet urdhri i konfiskimit i lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nga një organ më i ulët që është drejtoria rajonale e tatimeve në kryeqytet. Për këtë fakt, akuza pretendon se Kokthi ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” duke i sjellë shtetit një dëm prej 3.9 mln lekë të reja


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: