Sauditët refuzojnë të luajnë futboll në Iran

Tensionet në rritje midis Teheranit dhe Riadit kanë arritur edhe arenën sportive.
Federata saudite e futbollit ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në ndeshjet
 në Iran, duke përmendur shqetësimet për sigurinë.
Kjo federatë ka përmendur veçanërisht sulmin ndaj ambasadës saudite në Teheran
 dhe ka kërkuar nga Konfederata Aziatike e Futbollit që ndeshjet midis Arabisë 
Saudite dhe Iranit të zhvendosen në vende neutrale.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i zyrtarit iranian të futbollit,
 Asghar Bagherian, i cili ka thënë se “politika nuk ka vend në futboll”.
Ndeshjet që përfshijnë ekipet saudite dhe iraniane aktualisht
 janë të planifikuara në janar dhe shkurt.
Tensionet midis Arabisë Saudite dhe Iranit janë në rritje prejse 
autoritetet saudite kanë ekzekutuar një klerik shiit, më 2 janar.
Në shenjë kundërshtimi, protestuesit iranianë kanë djegur ambasadën 
saudite në Teheran.
Riadi më pas ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin.
Hapa të ngjashëm kanë ndërmarrë edhe disa aleatë sauditë.
          
     
Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment