"Bankers", reagon qeveria: Nuk lejojmë cenimin e integritetit të pasurive

Qeveria reagon në lidhje me kërcënimet e kompanisë “Bankers Petroleum” për të mbyllur ose kufizuar aktivitetin në zonën e Patos-Marinzës.Në një deklaratë për shtyp, qeveria bën të ditur se pasuritë kombëtare të Shqipërisë nuk mund të përdoren si kërcënim ndaj vendit dhe kompanitë që operojnë në Shqipëri duhet t’u binden rregulloreve dhe ligjeve të vendit.“Qeveria e Shqipërisë është e qartë për kërcënimet e bëra nga 'Bankers Petroleum Ltd', për të mbyllur apo kufizuar aktivitetin në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.Teksa qeveria mirëpret partnerët e huaj apo vendas, pasuritë kombëtare të Shqipërisë janë një pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe asnuk mund të keqpërdoren as mund të përdoren si kërcënim ndaj vendit.Të gjithë kompanitë që punojnë në Shqipëri, qofshin të huaja apo vendase, duhet t’u binden rregulloreve dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare është e vetëdijshme për detyrimin dhe të drejtën e saj që të mos lejojë cenimin e integritetit afatgjatë të pasurive të çmuara të vendit”, thuhet në deklaratë.“Bankers Petroleum”, Gjiknuri: Shkojmë në arbitrazhQeveria shqiptare duket se do të shkojë në Arbitrazh me kompaninë kanadeze “Bankers Petroleum”. Në mbledhjen e sotme të Komisionit tëVeprimtarive Prodhuese, ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, tha se një hap i tillë është i parashikuar në marrëveshjen dypalëshe.“Ne, nga auditet e kryera nga agjencitë e specializuara, kemi gjeturqë ka kosto të fryra dhe ky është thelbi i konfliktit, që ka vajtur në arbitrazh. Arbitrazhi nuk është gjë e paparashikuar, është në marrëveshje. Pra, palët do e zgjidhinpërmes ekspertëve dhe Arbitrazhit. Pala shqiptare po merr të gjitha masat për t’u mbrojtur dhe ka rekrutuar një nga kompanitë më në zë ndërkombëtare për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar”, citon TCH ministrin Gjiknuri.Kompania kanadeze “Bankers” akuzon shtetin shqiptar se nuk po e zbaton vendimin e Arbitrazhit, sipas të cilit Tatimet duhet të zhbllokojnë llogaritë e saj në Shqipëri. Madje, një ditë më parë kompania tha se pas të mërkurës do të fillojë uljen e prodhimit në fushën e Patos-Marnizës deri në ndalimin e plotë tëtij.Gjatë mbledhjes së sotme të komisionit parlamentar, ministri Gjiknuri i quajti të papranueshme kërcënimet e kompanisë për mbylljen e prodhimit.“Mbarëvajtja e prodhimit është shumë e rëndësishme. Nuk duam qëasnjë kompani të lëshojë mesazhe tëtilla që nuk duam, apo që do të krijojë probleme në prodhimin e naftës, pasi kjo do të ndikonte në ekonomi. Nuk mund ta pranojmë këtë gjuhë, pasi nuk është e përshtatshme për ne”, tha ministri i Energjetikës.Konflikti mes qeverisë dhe “Bankers”kulmoi kur Tatimet bllokuan llogaritëbankare të kompanisë kanadeze pasikishin marrë autorizimin nga gjykatat shqiptare për të mbledhur me forcë75 milionë dollarë. Shteti pretendon se kompania e ka shmangur këtë detyrim duke raportuar shpenzime më të larta se ato reale, për të ulur normën e fitimit dhe rrjedhimisht duke shmangur pagesën e taksave, sikundër parashikohet në marrëveshjen koncesionare.Pak ditë më parë, “Bankers” e çoi çështjen në Arbitrazh ku arriti të sigurojë një urdhër mbrojtje, që detyron autoritetet shqiptare të zhbllokojnë llogaritë deri në vendimin përfundimtar të Arbitrazhit.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: