LG Zero del në shitje në të gjithë botën

LG njoftoi sot se do të shesë në të gjithë botën telefonin inteligjent Zero. Pajisja me paramezra mesatarë do të dalë në tregun tajvanez këtë javë, dhe më pas do të shitet në Evropë, AmerikënLatine dhe Azi. Ndërsa çmimi nuk është bërë i ditur akoma, pasi do të ndryshojësipas tregut.Ndryshe nga seritë e telefonave G dhe V të LG-ës, LG Zero është i krijuar i gjithi me metal, dhe ofrohet në ngjyrë ari dhe argjendi, shkruan krokodili. Ai ka ekran 5 inç me rezolucion 1280 x 720 pikselë, dhe fuqizohet nga një procesor me katërbërthama me shpejtësi 1.2 GHz, së bashku me 1.5 GB RAM, 16 GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, dhe bateri me kapacitet 2050mAh.Telefoni operon me sistemin Android 5.1 Lollipop.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: