“Do ta votoja me kënaqësi Ilir Metën për kryeministër”

Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima gjatë një interviste për emisionin “Të paekspozuarit” është shprehur se edhe ai në vitin 1992 ka mbështetur Partinë Demokratike.“Unë e kam dhënë përgjigjen time. Sa i përket Koço Kokëdhimës sesi do ta zgjidhte një parti për të hyrë në politikë edhe kësaj nuk kam gjë për t’i shtuar. Padyshim do zgjidhja PS por, sigurisht që po të kthehemi në kohë, edhe të themi cila ishte sjellja jonë politike në 1992 unë them: Edhe unë kam mbështetur PD në 1992 dhe nuk është se pse ta mbaj si ndonjë sekret, sepse ishte një moment që kërkohej tëbëheshin ndryshime thelbësore dhe këto kërkesa nuk ishin si kërkesa për të favorizuar partitë, por ishin si kërkesa për të ndryshuar jetën e vendit jetën e popullit, edhe këtu që ato ndryshime morën energji shumë më të gjëra sesa nga mbështetësit dhe anëtarët e PD”, u shpreh Kokëdhima.Deputeti socialist thotë se koalicioni mes PS-së dhe LSI-së është funksional ndërsa shtonse nëse në zgjedhjet e ardhshme dy partitë e majta do të bëjnë një qeveri me Ilir Metën kryeministrisë atëherë ai do ta votojë me kënaqësi.“Nëse partia PS dhe LSI në zgjedhjet e ardhshme do të bëjnë një qeveri me Ilir Metënkryeministër do ta votoj me kënaqësinë më të madhe, s’ka asnjë problem”, tha Kokëdhima


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: