Makina e re e blinduar e Mercedes Benz

Kompania kanadeze “Inkas Armored Vehicle Manufacturing” ka zgjeruar ofertën e saj me modelin në version të zgjatur e të blinduar, nënivel B6+, Mercedes G63 AMG.Ky model i blinduar ka një motor 5.5-litër V8 Twin-Turbo me 544 kuajfuqi.Mercedes G63 AMG është zgjatur për 109 centimetra më shumë në krahasim me versionin standard, shkruan “Koha”. Eksterieri i këtij modeli të blinduar është me ngjyrë të zezë mat, ka kamerat për të monitoruar situatën rreth automjetit, dritat LED dhe dritat shtesë opsionale, xhamat anti-plumb.Gjithashtu Mercedes G63 AMG i blinduar ka pjesën e brendshme luksoze prej lëkurë dhe disa elemente nga druri, ndenjëset nga lëkura me nxehje/ftohje dhe funksionin për masazh, sistemin satelitor për televizion, mini bar, frigorifer.Çmimi për G-Class fillon nga 450 mijë dollarë, por mund të kushtojë edhe më shumë varësisht nga specifikat që i kërkon klienti.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: