Duma: Korrupsion me ilaçet, miliona euro për Vilma Nushin, miken e Ramës‏

TIRANE-Me anë të një deklarate për shtyp të sekretares për Marrdhëniet me Publikun, Grida Duma PD bëri publike sot disa dokumente që tregojnë tenderat e fituara nga kompania TRIMED, e Vilma Nushit, që sipas PD është mikesha e Edi Ramës."Shuma e përfituar është mbi 2 milionë e 100 mijë euro. Një pjesë e mirë, e këtyre milionave është marrë pa tender. Paratë janë marrë me negocim",- theksonDuma.DEKLARATA E PLOTEKëto dokumenta, që peshojnë me kilogramë, janë pirgu i tenderave të Ilir Beqës për Vilma Nushin.Nuk janë letra, as dokumenta tenderi, janë në të vërtetë sëmundja e shëndetësisë tonë.Këta janë milionat që Ilir Beqja i ka dhënë Vilma Nushit për blerje ilaçesh. Këto janë paratë që pasurojnë shoqen epartisë socialiste.Prej dy vitesh Ilir Beqja shpall fituese kompaninë TRIMED. Nëse shfletoni këto faqe tenderash, ju do shihni këtë emër. TRIMED, TRIMED fituese. TRIMED, firma e shoqes Nushi, ka fituar pafundësisht tendera, në ministri, në spitale, në Tiranë në rrethe.Shuma e përfituar është mbi 2 milionë e 100 mijë euro.Një pjesë e mirë, e këtyre milionave është marrë pa tender.Paratë janë marrë me negocim.Donatorja e Partisë Socialiste, mikja e Edi Ramës ka grabitur fonde që mund të shpëtonin jetë njerëzish.Edhe pse kjo zonjë ka dorë kudo, në dogana, në mobilime zyrash, edhe pse mori koncesionin e chek-up prej 120 milionësh, mikes së kryeministrit i duheshin dhënë edhe ca miliona të tjerame ilaçet.Ky është shteti i Edi Ramës. Shtet i krimbur në korrupsion.Shëndetësia e Beqajt është vetë kanceri i shtetit.Shëndetësia e Edi Ramës, shëndetësia e Beqajt është ajo urgjenca ku shoferi i ambulancës braktis fëmijën e vdekur. Ku mjeku roje u thotë pacientëve "më besoni nuk na vijnë mjekët"Ky pra është shteti i Edi Ramës. Shteti kanceroz i korrupsionit.Shteti që të vjedh edhe në sëmundje.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: