Basha: Drejtorët e policisë në Korçë dhe Gjirokastër të përfshirë në trafik droge

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, denoncoi sot imlikimin në trafik droge të dy drejtorëve të policisë në Korçë dhe Gjirokastër, Ajet Zyberi dhe Arianit Arapi.Nga selia blu, Basha tha se lidhja e tyre me krerë të trafikut të drogës është dokumentuar edhe nga partnerët.“Publikojmë sot fakte të dokumentuara po kështu nga partnerët, për faktin se dy Drejtorë të tij të policisë në Korçë dhe Gjirokastër janë të implikuar drejtëpërdrejt në trafikun e drogës, Ajet Zyberi dhe Arianit Arapi janë dokumentuar përsëri nga partnerët si shërbëtorë të krerëve të trafikut të drogës, si njerëz në dispozicion të biznesmenëve të hashashit”, tha Basha.Basha i kujtoi Kryeministrit edhe denoncimet ePD-së ndaj Ministrit Tahiri për lidhje me trafikantët e drogës. Dhe duke ju referuar edhedenoncimeve të sotme, Basha pyet Ramën nëse është prapë krenar.“Pas arrestimit të bandës në Durrës Ministri i tij është dokumentar duke u justifikuar, duke dhënë llogari para banditëve duke u justifikuarpara kapjes së hambarit të drogës, duke u thënë se nuk e keni prej meje.Por Edi Rama është krenar të thotë se kjo është era shtet, a do jetë krenar Edi Rama për Ministrin e pas fakteve të sotme?”, u shpreh kryetari i PD, Basha.Për kreun e PD, kjo situatë mban erën e kalbëzimit të shtetit dhe rënien e tij në duart emafias.“Era shtet është kjo? Kjo është era e kalbëzimit të shtetit, era e rënies së shtetit në duart e mafias, era e përzierjes së Kryeministrit dhe qeverisë së tij me krimin”, përfundon deklaratae kreut të PD.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: