Vrasja e kamerierit për vonesën e picës, të afërmit: T ’ i varin autorët!

Familjarët i kanë dhënë lamtumirën
e fundit dje kamerierit 21- vjeçar, i
cili u vra me thikë nga një
bashkëmoshatar i tij vetëm se iu
vonua pak pica.
Viktima: Gentian Bajraktari
Djali i vetëm i familjes Bajraktari
punonte në lokalin e kunatit të tij
në Elbasan, por dy ditë më parë,
atë e qëlluan katër herë me thikë .
Në fshatin Cangonj të Devollit, ku
jetonin prindërit e viktimës,
dhimbja për vrasjen e Gentianit ka
shkaktuar revoltimin jo vetëm të të
afërmve, por edhe të banorëve.
Për ta Gentiani njihej si djali i qetë,
i cili i kishte dalë zot vetes thuajse
dy vite më parë , kur ishte vetëm 19
vjeç, kur ishte larguar në qytetin e
Elbasanit për të punuar. Sipas
banorit A . C. , Gentiani kishte shkuar
për të punuar në lokalin e kunatit ,
ndërsa planifikonte që atje të
merrte edhe prindërit që jetonin në
fshat . Djali i vetëm i familjes kishte
marrë përsipër të largonte prindërit
nga puna e rëndë e bujqësisë, e
cila u sillte shumë pak të ardhura.
“ T’ i varin . Të dënohen me vdekje
autorët. I morën jetën një të
pafajshmi që ishte në lule të
rinisë” , u shprehën dje të afërmit e
Gentian Bajraktarit . Pak muaj më
parë , edhe djali i xhaxhait të tij
kishte humbur jetën në moshë të re
si pasojë e problemeve kardiake .
Policia e Elbasanit arrestoi ditën e
ngjarjes dy vëllezërit, Dorian e
Maringlen Kriston .
Sipas të dhënave , në momentin kur
ata kanë shkuar në lokal , vëllai i
madh, Doriani, kishte debatuar me
pronarin e lokalit . Në këtë moment ,
21- vjeçari Maringlen Kristo e ka
qëlluar me thikë kamerierin . Njëra
prej goditjeve i ka prekur atij
zemrën, duke i shkaktuar edhe
vdekjen. Dje lokali ku ndodhi
ngjarja në Elbasan ka qenë i
mbyllur, ndërsa stafi ka qenë në
ceremoninë mortore.
Ndërkaq , shokët e dy vëllezërve
Kristo ende nuk arrijnë dot ta
besojnë ngjarjen, pasi, sipas tyre,
ata nuk ishin tipa konfliktualë . Ata
nuk japin dot një shpjegim se çfarë
mund t’i ketë shtyrë ata ta kryejnë
këtë krim, aq më tepër në mënyrë të
paramenduar.

Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: