Prokuroria: ja kush i nxori fotot e Priftit

Burime të grupit të hetimit në Prokurorinë e Tiranës, kanë hedhur dritë lidhur me debatin që po zhvillohet ditët e fundit: Kush i nxorri fotot e seksskandalit të Dritan Priftit. Lidhur me këtë ka pasur dy versione. I pari që ato të jenë nxjerrë dhe shpërndarë nga laptopi i Priftit që prokuroria sekuestroi 5 vite më parë pas videos Meta- Prfifti. Versioni i dytë dhe mëi besueshëm që që ato ti kenë nxjerë strukturat paralele të LSI-së të cilat e kanë vënëPriftin në përgjim. Pra bëhet falë për ato imazhe dhe video që Spartak Braho kishte në cantën e tij të zezë dhe të cilat mendohet se u shpërndanë tani qëllimisht për denigrimin e kundërshtarit politik. Por burime të prokurosisë kanë bërë me dije për gazetan Panorama se fotot e Priftit të cilat bënë xhiron në rrjetet sociale në kohë reale, ai nuk i kishte në laptop. Pra videoja me pamjet intime të ishministrit Dritan Prifti, pjesë nga e cila u bënë publike tri ditë më parë, nuk është nxjerrë ngakompjuteri që ai ka dorëzuar në Prokurori në vitin 2011.Burime të grupit të hetimit në Prokurorinë e Tiranës, që kanë hetuar dosjen “Prifti-Beqiraj”, në vitin 2011, thanë dje se nuk kishin pasur dijeni për një video të tillë deri tri ditë më parë.“Në atë kohë, për efekt të hetimeve, i është kërkuar shtetasit Dritan Prifti që të dorëzonte kompjuterin laptop të markës ‘Dell’ dhe orën, kamera së bashku me një USB, pasi pretendonte se aty ndodhej materiali filmik nëlidhje me shtetasin Ilir Meta”, thanë burimet e Prokurorisë, shkruan “Panorama”.Sipas tyre, ka qenë vetë Dritan Prifti që me vullnetin e tij është paraqitur në Prokurori dhepasi ka dhënë shpjegimet e tij, ka dorëzuar laptopin, orën-kamera dhe USB-në. “Dorëzimi ipajisjeve në fjalë është bërë me procesverbal ku është përshkruar gjithçka”, thanë hetuesit. Sipas tyre, këto pajisje janë ekspertuar njëherënë Shqipëri dhe më pas i’u dorëzuan një specialisti amerikan.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: