Polumbarët e RENEA gjejnë në Lanë armën e atentatit me dy të vdekur në Tiranë

Gjendet në lumin e Lanës arma tip kallashnikovme të cilen një person ende i paidentifikuar kreu vrasjen e dy te rinjve dhe plagosjen e nje tjetri në Tiranë.Prej mengjesit te sotem, efektiva te RENEA-s nga sektori i pulumbareve kane nisur kerkimet per armen e perdorur ngaautori i krimit mbremjen e djeshme i cili ka lënë të vrarë një vajzë dhe një djalë, e duke plagosur edhe  41-vjeçarin Elvis Gacaj i cili dyshohet se ishte dhe objektiv i këtij atentati.Kerkimet per armen nisen pas te dhenave se autori është larguar nga rruga pas “Lulishtes 1 Maji” ku qëlloi me 7 plumba ndaj makinës me të cilën udhëtonin Aurora Oskyan, Kevin Rugova, Elvis Gaçaj dhe një vajzë me inicialet E.GJ e cila mundi t’i shpëtojë atentatit pa lëndime pasi mundi të largohej nga makina sapo filluan të shtënat.Pasi ka kryer vrasjen, i dyshuari per krimin eshte larguar ne kembe ne drejtim te Lanes ku pasi ka hedhur armen ka ikur i qete dhe i pa shqetesuar nga askush.Forcat e policise nisen kerkimin per armen mengjesin e sotem dhe rreth 150 meter poshte vendit ku ndodhi vrasja kne arritur qe te gjejne armen kallashnikov e cila iu dorezua grupit te hetimit.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: