Nis llotaria amerikane/ Çfarë duhet të dini dhe si të aplikoni?

Sot u hapen aplikimet për lotarinë amerikane DV 2017. Shqiptarët do të kenë 1 muaj afat përtë aplikuar. Fituesit do të shpallen vitin e ardhshëm.Por çfarë duhet të dini mbi këtë llotari?Kriteret Kualifikuese mbi Arsimimin dhe PunësiminTë gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë.Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.Arsimimi:Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është ekivalent me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Jo të gjitha diplomat e shkollës së mesme në Shqipëri kualifikohen për programin.Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata(me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna,shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë. Për më tepër, diplomat e shkollave të mesme profesionale rrallëherë kualifikohen për lotarinë.Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin me shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.Punësimi:Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit.Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.Për t'u kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuesetë DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës O*Net Online Database.Aplikantët për viza imigracioni të cilët nuk paraqiten për intervistë me të gjitha dokumentet e kërkuara nuk do të pranohen nëintervistë.  Ata nuk do të intervistohen nga një zyrtar konsullor dhe do të kenë mundësi të caktojnë një një takim të ri për intervistë vetëm pasi të kenë paraqitur të gjitha dokumentet e nevojshme.Procesi i imigracionit për në SHBA mund të jetë i gjatë për shumë njerëz, dhe është objektivi ynë që të shqyrtojmë aplikimet e vizave sa më shpejt që të jetë e mundur për tëlehtësuar ribashkimin e shpejtë të familjeve.  Në mënyrë që të ofrojmë shërbim më të mirë për të gjithë klientët tanë, ne e përqendrojmëvëmendjen tonë tek ata që arrijnë plotësisht të përgatitur në datat e planifikuara të intervistës së tyre.  Me secilin rast kur mungojnë dokumentet e kërkuara, koha e pritjes dhe e shqyrtimit shtohet për të gjithë aplikantët.  Secili aplikant i cili paraqitet i papërgatitur në intervistën tij ose të saj është duke larguar datën e takimit të dikujt që i ka gati dokumentet.  Për një periudhë kohore vjetore, kjo gjë shton javë dhe muaj për secilinnga përfituesit e Vizës Imigruese të cilët presinqë të bashkohen me familjarët e tyre në SHBA.Çdo aplikant merr letrën e datës së takimit që përmban një listë me dokumentet e kërkuara dhe udhëzimet e hollësishme.  Për më tepër, si pjesë e përpjekjeve tona për të ndihmuar tëgjithë klientët tanë ndërsa ata përgatiten për intervistat e tyre, Seksioni Konsullor i dërgon një e-mail të veçantë, sipas rastit përkatës, të gjithë peticionerëve dhe përfituesve me listëne detajuar të dokumenteve që mungojnë përpara datës së caktuar për intervistë.  Nëse adresa e postës suaj elektronike (e-mail) ndryshon gjatë procesit të aplikimit për Vizë Imigruese, ju lutemi na njoftoni nëTiranaUSConsulate@state.gov.Njoftim i Rёndёsishёm:Duke filluar nga data 1 shtator 2013, Formulari Elektronik i Vizave Imigruese DS-260 dhe Formulari DS-261 (Zgjedhja e Adresёs dhe Agjentit) do tё zёvendёsojnё formularin e mёparshёm qё plotёsohej me dorё DS-230 Aplikimi pёr Vizё Imigruese dhe Regjistrimin e Tё Huajit (pjesa I dhe II) dhe Formularin DS-3032 (Zgjedhja e Adresёs dhe Agjentit). Pёrmё tepёr informacion mbi kёrkesat pёr tё plotёsuar formularin DS-260 ose DS-261, lutemi tё vizitoni faqen e internetit tё Formularёve Online pёr Vizё Emigruese (nё Anglisht). Pёr tё plotёsuar formularin DS-260 ose DS-261, lutemi tё vizitoni faqen e internetit tё Qendrёs sё Aplikimit Elektronik (nё Anglisht).Pyetje tё Shtruara Shpesh pёr Formularin Online tё Aplikimit Elektronik pёr Vizё Imigruese DS-260Informacion i PërgjithshëmTë emigrosh në Shtetet e Bashkuara dhe të jetosh atje përgjithmonë është një vendim i rëndësishëm dhe kompleks.  Ky seksion jep informacion përtë ndihmuar shtetasit e huaj që dëshirojnë të imigrojnë përgjithmonë për të përcaktuar vizat, kërkesat dhe dokumentet qё do t’u duhen atyre për të aplikuar pёr emigrim pёr në SHBA.  Për informacion se kush mund të imigronjё në SHBA, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Imigrimi”.Për më tepёr informacion mbi formularёt e vizave, mbi Garancinё Financiare, kërkesa tё tjera dhe dokumente për imigrantët ju lutemi referojuni faqes sё Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Procesi i Imigrimit në SHBA”.Më poshtë do të gjeni lidhjet që ofrohen në këtë seksion:Si të Nisni Procesin e Imigrimit;Viza që Përfitohen nga Familja;Viza që Përfitohen nga Punësimi;Viza për të Fejuarit;Dorëzimi i Peticionit I-130;Data Prioritare;Dokumentacioni i Kërkuar;Si të Caktoni një Takim për një Vizë Imigruese;Regjistrimi për Shërbimin Postar DHL;Përpara Intervistës;Intervista;Pas Intervistës;Refuzimet për Shkak të Kërkesës për Dokumente Shtesë;Procedura e Aplikimit për Heqje të Papranueshmërisë;Testimi i ADN-së;Tarifë e Re nga Imigracioni për Imigrantët;Formulari i Ri Elektronik i Vizave Imigruese;Për Imigrantët e Rinj: Mirësevini në Shtetet e Bashkuara;Verifikimi i Largimit nga Shtetet e Bashkuara;Pyetje të Bëra më Shpesh


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: