Angela Merkel “me shami në kokë dhe me minare në prapavijë"

Televizioni gjerman ARD në emisionin “Beriht in Berlin” ka shfaqur fotomontazhin e kancelares Angela Merkel me çador të zi dhe me minare në prapavijë.Ky fotomontazh, në rrjetet socialë ka nxitur shumë komente kritikë se televizioni ka shkuar shumë larg dhe madje e ka shfrytëzuar negativisht lirinë e medies.ARD fuqimisht i ka hedhur poshtë të gjitha kritikat me këtë përmbajtje.“U gëzohemi kritikave por na vjen shumë keq që fotomontazhin tonë të kancelares gjermanedisa nuk e kuptuan …. Ai ka qenë në raport me temën e emisionit për vlerat e shoqërisë sonë. Moderatori emisionit ka folur për sukseset e shoqërisë sonë perëndimore – lirinë e mendimit, lirinë e medieve dhe barazinë. Këto liri paraqiten në emisionin tonë. Natyrisht, me këtë foto, kemi dashur të zgjojmë vëmendjen dhe polarizimin…” ka kumtuar ARD, duke theksuar se ai megjithatë e konsideron legjitime këtë formë të shprehjes dhe se vendosmërisht hedh poshtë të gjitha kritikat se në këtë mënyrë ndihmon në rritjen epropagandës armiqësore kundër islamit.Në valën e madhe të migrantëve në Gjermani, për ç’shkak kancelarja Merkel është në shënjestër të politikanëve edhe nga radhët e partisë së vet dhe të vlerësimeve se në Gjermani deri në fund të vitit mund të shkojnë1,5 milionë refugjatë, mediet, e edhe ARD, kanë shtruar pyetjen thelbësore se si do të ndikojnë refugjatë në vlerat perëndimore gjermane dhe se a është në gjendje shoqëria gjermane të ballafaqohet me këtë valë njerëzish.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: