Ambasadorja ceke: CEZ-i cështje e Shqipërisë, s`ka qenë kusht për statusin

Ambasadorja çeke në Tiranë, Bronislava Tomasova e cilesoi si nje çështje politike të vendit, aferën e CEZ. Ajo deklaroi se kjo çështje nuk ka qënë një kusht për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë, nga ana e Çekisë, duke u shprehur se gazetari e ka ndjekur çështjen përpara kësaj periudhe.“Si diplomate e huaj nuk dua të komentoj një çështje që e quaj si një çështje ndërpolitike në vend. Në fakt, dua t’i kujtoj të gjithëve që sundimi i ligjit dhe një gjyqësor i pavarur janë shumë të rëndësishme për operimin e kompanive dhe për zhvillimin e suksesshëm të punës së tyre në vend, dhe prosperitetin e vendit tuaj. Mendoj që gazetari e ka ndjekur çështjen që përpara statusit kandidat. Në fakt, KE dhe BB kanë mbështetur marrëveshjen e qeverisë shqiptare dhe CEZ. Në fakt, kur ne japim statusin për një vend gjithmonë konsiderojmë se si kanë ecur reformat në atë vend”, tha Bronislava Tomasova, ambasadorja e Çekisë në Tiranë.Ambasadorja çeke, nga Elbasani shprehet se reformat e Shqipërisë do të diskutohen në Këshillin e Europës në dhjetor të këtij viti, pas prezantimit të projektraportit.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: