Tiranë, të pastrehët marrin shtëpitë, miratohen 242 banesat sociale

Në mbledhjen e parë të Këshillit bashkiak të Tiranës u miratua vendimi për shpërndarjen e banesave sociale në zonën e Shkozës.Kreu i bashkisë Erion Veliaj tha se sot i japim fund historise së 242 familje që presin prej 4 viteshtë marrin banesat.Gjatë diskutimit për shpërndarjen e banesave sociale kryebashkiaku Veliaj tha se ky vendim duhet të miratohet sot, pasi janë 242 familje që presin prej 4 vitesh banesat.“Sot ka ardhur dita ti japim fund kësaj historie.Kolegët pararendës kishin 4 vjet kohë për ti shpërndarë, por kjo nuk ndodhi. Unë besoj qëta kalojmë, ndoshta për turpin tonë që u desh4 vjet për të ardhur tek ky vendim. Dua tju informoj që në dallim nga propozimi i fundit, janë shtuar edhe 40 familje që i plotësonin kriteret, por ishin në mënyrë të pashpjegueshme ishin jashtë liste. Janë edhe 140 apartamente të tjera që në rastin më të parë do tja propozojmë këshillit bashkika. Është kërkuar të largohen 8 familje që nuk plotësonin kriteret. Sot janë 242 familje që sa më shpejt te merret ky vendim aq më mirë është për ta.”, tha Veliaj.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: