Sony prezanton zyrtarisht Xperia M5

Para pak kohësh në internetu shfaqen disa fotografi të modeleve të reja të pajisjeve mobile nga Sony, përkatësisht Xperia M5 dheC5 Ultra dhe tani Sony i ka bërë zyrtare të dyja këto modele.Sony Xperia M5 është projektuar të jetë rezistent ndaj pluhurit dhe ujit, dhe e njëjta e përmban standardin IP65 dhe IP68, ndërsa telefoni gjithashtu vjen me ekranin 5 inç në FullHD me rezolucion prej 1920x 1080 pikselëve.Karakteristikat tjera të Xperia M5 e përfshijnë edhe procesorin 64 bit Mediatek Helio X10 okta core në 2GHz.Telefoni i ri nga Sony gjithashtu vjen me 3GB RAM, 16FGB memorie për ruajtjen e përmbajtjes, portin për kartelën microSD e cila mund ta zgjerojë hapësirën deri në 200GB.Pajisja ka edhe kamerën e fuqishme në pjesën e përparme me 13MP për selfie dhe video Full në 1080p, ndërkaq kamera e pasme vjen me 21.5MP Sony Exmor RS me Hybrid FA, si dhe 5x zoom dhe mundësi incizimi të videove në 4K.Sony kanë thënë se telefoni i saj i ri Sony Xperia M5 do të dalë në shitje në vendet ezgjedhura më vonë këtë muaj, edhepse ende nuk ka detaje për çmimet. Pajisja do të jetë në dispozicion në tri ngjyra, ari të bardhë dhee zezë.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: