Sherr i ashpër në pistën e tenisit, për një femër

Nick Kyrgios ishte protagonist i një skene të keqe në turneun Masters të Montrealit.Tenisti australian, gjatë ndeshjes së turit të dytë ndaj Stan Wawrinka, i tha kundërshtarit të tij këtë frazë: “Kokkinakis ka shkuar me të dashurën tënde shoku, më fal që po ta them”.Wawrinka nuk i dëgjoi këto fjalë në moment, por kur i mori vesh pas përfundimit të ndeshjes, kërkoi që ATP-ja të dënojë tenistin australian.“Jam shumë i zhgënjyer që një koleg tregon njëmungesë të tillë respekti që as nuk mund ta imagjinoja. Shpresoj që të merren masa për tëmbrojtur integritetin e këtij sporti”, shkroi Wawrinka në Twitter.Stanislas Wawrinka ka disa muaj që është i lidhur me tenisten kroate Donna Vekic, e cila më parë ka qenë e lidhur me australianin Kokkinakis, mik i mirë i Kyrgios, i cili tha pas ndeshjes: “E thashë atë që thashë, pasi Wawrinka nuk më respektoi”.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: