Rrezikohet “Gërdeci” i dytë, shpërthejnë gjatë demontimit disa predha në Xibrakë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Xibrakë të Elbasanit, ku raportohet për dëme materiale.Sipas banorëve të fshatit, mësohet se ushtria po kryen demontime të disa predhave të Luftës së Dytë Botërore pranë lumit Shkumbin.Megjithatë policia ka shkuar në vendngjarje dhe bën të ditur se nuk ka lëndime në njerëz.Ndërsa shefi i Emergjiencave Civile në Elbasan, Mustafa Arapi ka deklaruar se në bashkëpunim me komunën është ngritur një grup pune për vlerësimin e dëmeve.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: