Gjermania kthen në Rinas edhe 70 azilkërkues

Në aeroportin “Nënë Tereza” mbërriti nga Gjermania grupi i tretë i azilkërkuesve shqiptarë te kthyet ne atdhe brenda pak diteve.Një çarter me 70 persona u ul pasditen e së mërkurës në Rinas, mes të cilëve kishte gra dhe fëmijë.Ata thanë se nuk ishin vënë në dijeni për kthimin në Shqipëri, pasi autoritetet gjermane u kishin deklaruar se do të ndërronin shtëpi.Gjermania po diskuton ta klasifikojë Shqipërinë si vend të sigurt origjine.Autoritetet gjermane kanë shtuar apelet ditët e fundit duke u bërë thirrje qytetarëve të mos nisen për të kërkuar azil pasi do të kthehen mbrapsht.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: