Femra, ja arsyet pse nuk duhet të keni lidhje me një burrë të martuar

Ai është mashkulli që keni ëndërruar, fjalëte tij, buzëqeshja, mendimet që t’i lexon nëajër, përkushtimi që jep ndaj teje, por ka diçka që nuk shkon, është i martuar.
Edhe pse duket se është “i duhuri”, femra mos bini në tundim.
Megjithë pjekurinë, tërheqjen, njeri që duket se ka vendosmëri të madhe, tip nga ata që duket se cdo gjë e ka nën kontroll, mos u jepni, janë disa arsye që do ta bëjnë jetën tuaj kaos.
– Shërbimi i ushqimit në dhomë të hotelit,bëhet restoranti juaj i preferuar.
– Kur ndonjëherë qëlloni së bashku në publik, ai do t’ju prezantojë si “vajza tezes apo kushërirë e largët, kolege pune”.
-Nëse ai ka fëmijë dhe ëndërron të ketë edhe ndonjë, juve menjëherë ju shkon mendja që do ta bëj një me ju, por jo planin e ka me gruna e tij.
-Ju nuk mund të telefononi atë kur të dëshironi, edhe nëse keni një ditë të keqe.
-Nuk mund as t’i blini një dhuratë në mënyrë spontane.
-Kurrë nuk do të jeni me të për ditëlindje apo Vit të Ri.
-Do të lodheni së dëgjuar se “sikur të ishim njohur dhjetë vite më parë”.
-Do të kaloni net pa gjumë, duke menduar për të dhe gruan e tij, edhe sikur ai të ju ketë thënë, se ata nuk bëjnë më seks bashkë.
-Duhet të dëgjoni për dhjetëra herë, se si gruaja e tij nuk e kupton, megjithëse ju e dini që nuk është ashtu.
-Harroni planifikimin e ndonjë fundjave jashtë vendit, sepse gjithmonë do të jetë një arsye që nuk do të ndodhë.
-Koktejl emocionesh do ju krijohen nga frika se do t’i tregojnë gruas së tij, turpi dhe çuditërisht edhe një ndjenjë lehtësimi.
-Femrat që e kuptojnë lidhjen me një burrë të martuar do ju paragjykojnë, do të mendojnë se jeni një njeri i ulët.
– Meshkujt kur e kuptojnë aferën, mendojnë se jeni e lehtë dhe ju kanë nën vëzhgim.
-Mos u bëj e marrë, ju nuk jeni yje skene, që bëni dashuriçka për të tërhequr vëmendjen.
Ju mund të jeni vetëm njëra, në mesin e shumë femrave, me të cilat ai mundohet të shërojë egon e prishur.


Share on Google Plus

About albania wap

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments: